GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një tjetër bashkëbisedim me ndjekësit, Sali Berisha u pyet për raportin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste gjatë 15 viteve të fundit, si dhe nëse sheh një epërsi të PS-së ndaj opozitës.

Berisha e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke ngritur akuza të forta ndaj drejtuesve të PS-së dhe duke i cilësuar ata si pjesë të një strukture kriminale.

Kreu i PD-së tha se nuk mund të bëhet, sipas tij, asnjë krahasim mes dy forcave politike, duke e konsideruar opozitën si një forcë që ka denoncuar vazhdimisht problemet dhe shkeljet që pretendon se janë kryer nga qeveria. Berisha e përfundoi përgjigjen duke deklaruar se PD ka, sipas tij, “epërsi të padiskutueshme” në rrafshin moral.

Pyetje: A e shihni Partinë Socialiste si më superiore dhe Partinë Demokratike si më inferiore në këtë 15 vitet e fundit?

Berisha: Më vjen keq, kurrë. Partia Socialiste është parti e krimit të ndërthurur z. Bakalli. Dhe krimi s’mund të konsiderohet kurrë superior!

Ju mund të më thoni mua se po lëndoni socialistët e thjeshtë. Nuk e kam fjalën për socialistët e thjeshtë. Por elita e Partisë Socialiste është kryekëput një elitë kriminale dhe më thuaj ti mua një prej tyre të të jap fakte dhe dokumente për të.

Ata deputetë që janë aty dhe që heshtin ndaj gjithçkaje që bën kreu i tyre, ata nuk mbrojnë Edi Ramën. Ata mbrojnë pasuritë e tyre të krimit. Ata mbrojnë lidhjet e tyre me bandat dhe krimin.  Ndaj dhe nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi i nderuar zotëri, midis Partisë Demokratike dhe një organizate kriminale. Organizatë të vërtetë kriminale, të kryesuar nga Edi Rama.

Ju mund të më thoni, zgjedhjet? Është fatkeqësi në qoftë se e mendoni. Pse? Një narko-shtet nuk bën zgjedhje. Një narko-shtet zhvillon farsa, por të paktën këtë arritëm. Arritëm ta damkosim para komunitetit ndërkombëtar.

Pra, është e kundërta, unë shoh një opozitë që qëndron në kushtet më të vështira dhe kjo përbën epërsi të pakontestueshme morale.

Shoh një opozitë që u përpoqën ta zhdukin, por që qëndroi e pamposhtur.

Shoh një opozitë, e cila ka qëndruar ndaj të gjitha krimeve dhe i ka paralajmëruar ato kohë pas kohe dhe në mënyrë të përsëritur para shqiptarëve.

Sot nuk del asnjë problem i vetëm që ne si opozitë të mos ia kemi paraqitur publikut, të mos i kemi denoncuar. Çfarë dua të them me këtë? Ne qëndruam si opozitë e vërtetë, siç na takonte dhe i shërbyem interesit publik në një kohë kur të tjerët qëndruan si organizatë kriminale. Tërësisht. Qëndruan si parti e bazuar në miliardat e drogës, të kontrabandës, tëvjedhjes së taksave tuaja, të vjedhjes së pronave publike.

Jo, nuk ka gjë më të zezë se kjo forcë politike. Epërsia është e padiskutueshme e Partisë Demokratike në rrafshin moral.

Etiketa: berishaorganizateRama

Lajme të lidhura

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren
Aktualitet

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:26 - 03/10/26
Aktualitet

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale
Aktualitet

Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

13:48 - 03/10/26
Para
Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren
Aktualitet

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:26 - 03/10/26

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online ku qytetarët do të mund të aksesojnë të dhëna,...

Lexo më shumë

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

14:06 - 03/10/26
Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

13:58 - 03/10/26
Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

13:48 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com