GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuzatë të forta ka bërë Sali Berisha lidhur me aktivitetin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke u shprehur se përveç opozitës, janë përgjuar edhe zyrtarë, ministra e deputetë, si dhe ambasada dhe shërbime të huaja që veprojnë në Shqipëri.

Sipas Berishës, një veprim i tillë do të përbënte shkelje të Konventës së Vjenës dhe traktateve ndërkombëtare, ndërsa deklaroi se faktet për këto pretendime, sipas tij, do të bëhen publike.

“Struktura e SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, gjë të cilën unë e kam denoncuar vite më parë. Në fakt dëgjova një natë një debat televiziv dhe një nga gazetarët i tha kolegut të vet: “po ne i dinim këto gjëra”.

Në fakt, ato ishin të ditura dhe ne i kishim denoncuar ato me dhjetëra herë. Kështu që shërbimi informativ i drejtuar nga Ergys Agasi, jo vetëm që ka regjistruar, survejuar, opozitën dhe kundërshtarët e tij, por ka të dhëna të plota që ka përgjuar zyrtarë, ministra, deputetë të partisë në pushtet, partisë së krimit në pushtet.

Dhe po kaq të plota që ka përgjuar të gjitha ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri.

Duke shkelmuar në këtë mënyrë Konventën e Vjenës, shkelmuar traktatet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë. Dhe këto do të dalin. I kemi denoncuar në kohë, i denoncojmë prapë sot, sepse të përgjosh shërbimet diplomatike në Shqipëri, lëvizjet e të huajve në një vend aleat të NATO-s, e bën vetëm për qëllime armiqësore ndaj këtyre vendeve, duke kërcënuar sigurinë e tyre, duke kërcënuar sigurinë e personave të përgjuar. Por koha do t’i provojë këto dhe jo vonë.

Takimet me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekti i interierit të saj, i brendësisë së saj. Aq sa, ka njerëz që kanë dyshime shumë të mëdha që ajo vilë është e Ramës dhe jo e Ergysit. Këtë unë nuk mund ta them.

Pra kam pasur dokumente, nuk i kam publikuar. Dua ta them këtu. Qytetarë digjtalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk e dija a është e martuar a e pamartuar, dhe e kam një rregull që nuk hyj në këto sherre.

Por e vërteta është se, e kam dëgjuar që thotë s’jam takuar, ajo është takuar dhe fotografia më është dërguar nga qytetarët dixhitalë. Ky është realiteti.

Sikundër, pra unë po flas për vilën, nuk po flas për zyrën, që zyra e tij ka qenë ajo që po del dhe po flasin njerëzit.

Ata kanë qenë të pandarë. Ergys Agasi në telefonat e tij, kërcënonte me vrasje. U thoshte, domethënë kërcet plumbi, ty të merret koka. Kurse kjo ia fikte radarët Ergys Agasit, e kuptoni ju vetë tani se çfarë kriminele e ligë është kjo, që Edi Rama thotë, kanë thënë aleatët, po kjo është një tradhtare e keqe e aleatëve, e shqiptarëve në radhë të parë, e flamurit të vet në radhë të parë. E misionit dhe detyrës. Kjo është nga analet e turpit botëror.

Shefe e shërbimit që duhet të dëshmonte integritetin më të lartë në detyrë. Po i zgjedhur nga një llum mbi llumin, sigurisht u zgjodh për të bërë ato që ka bërë, u shpreh Berisha.

Etiketa: aMBASADAKryesore1pergjimeSHISH

Lajme të lidhura

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren
Aktualitet

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26
Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

13:58 - 03/10/26
Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale
Aktualitet

Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

13:48 - 03/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren
Aktualitet

‘Flamingo Mirror’/ Rama: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan, shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

14:36 - 03/10/26

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Flamingo Mirror”, një platformë publike online ku qytetarët do të mund të aksesojnë të dhëna,...

Lexo më shumë
Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

Berisha: SHISH ka përgjuar jo vetëm opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

14:22 - 03/10/26
Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

Formacionet zyrtare, Rolando Maran zbret në fushë titullarët për ndeshjen me Finlandën

14:06 - 03/10/26
Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

Berisha: Nuk mund të bëhet asnjë lloj krahasimi mes PD dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Rama

13:58 - 03/10/26
Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

13:48 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com