GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anglia ka dhuruar një demonstrim force në Rijeka, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 7-0 në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Thomas Tuchel ishte dominuese nga fillimi deri në fund, duke e kthyer sfidën në një spektakël ofensiv dhe duke i shkaktuar kroatëve një nga humbjet më të rënda në shtëpi.

“Tre Luanët” e zhbllokuan shumë shpejt takimin. Harry Kane shënoi në minutën e 8-të, pasi përfitoi nga një aksion i mirë i ndërtuar nga Jude Bellingham dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë.

Anglia nuk u mjaftua me avantazhin minimal. Në minutën e 21-të ishte radha e Jude Bellingham, i cili dyfishoi shifrat pas një aksioni të bukur të skuadrës angleze. Anthony Gordon ishte autori i asistimit.

Presioni i anglezëve vazhdoi dhe në minutën e 39-të erdhi edhe goli i tretë. Anthony Gordon realizoi me kokë pas krosimit të Jarell Quansah, duke e çuar Anglinë në pushim me një avantazh të frikshëm 3-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Tuchel vazhdoi të luante me të njëjtin ritëm. Harry Kane shënoi sërish në minutën e 53-të, duke çuar rezultatin në 4-0 dhe duke kompletuar dygolëshin personal.

Kroacia nuk arriti të reagonte dhe në minutën e 68-të Bukayo Saka realizoi golin e pestë. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i madh në mbrojtjen kroate dhe goditi saktë përballë portierit.

Pak minuta më vonë, Saka shënoi edhe golin e tij të dytë personal, duke vulosur rezultatin 6-0 për Anglinë.

Në fund kishte festë edhe për yllin e Chelseat, Morgan Rogers, i cili shënoi edhe golin e shtatë të ‘Tre Luanëve’.

Kështu, Anglia regjistron një nga fitoret më bindëse të saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërsa për Kroacinë kjo është një mbrëmje për t’u harruar.

Ndeshja u zhvillua pa praninë normale të tifozëve për shkak të një dënimi të UEFA-s, megjithëse në stadium u lejuan të ishin mijëra nxënës të moshave të reja.

REZULTATI:

Kroaci 0-7 Angli

Kane 8’, 53’, Bellingham 21’, Gordon 39’, Saka 68’, Rogers 87’

gijotina.com/

Etiketa: Kroaci-Angli

Lajme të lidhura

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit
Sport

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen
Aktualitet

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

23:00 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur
Breaking Views

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Para
“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë
Aktualitet

Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

11:03 - 20/11/26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe...

Lexo më shumë
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:43 - 20/11/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26
Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26
UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com