Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit.
Studentë dhe qytetarë u grumbulluan para institucionit, ndërsa gjatë tubimit u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë procesin mësimor në shenjë proteste.
Në fokus ishte edhe nisja e vitit të ri akademik, i cili pritet të fillojë më 5 tetor. Protestuesit njoftuan se do të rikthehen para Ministrisë së Arsimit më 13 tetor, në orën 14:00, për një protestë të veçantë.
Nga marshimi u përcoll gjithashtu thirrja drejtuar studentëve që t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin.
Në fund të protestës, tubimi u mbyll me këngë patriotike, duke bërë thirrje që nesër të ketë më shumë njerëz në shesh.
gijotina.com/









Discussion about this post