GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”. Me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” një artikull kushtuar zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e opozitës, hetimet për korrupsion dhe disa prej projekteve të mëdha që kanë shkaktuar debat publik.

Sipas medias spanjolle, protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 127-të radhazi, ndërsa tubimet përpara rezidencës së kryeministrit në Tiranë janë kthyer në një nga shenjat kryesore të pakënaqësisë ndaj qeverisë.

“The Objective” shkruan se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa gjatë tubimeve dëgjohen slogane si “Rama në burg”, “Poshtë narkoshteti” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Një pjesë e rëndësishme e artikullit i kushtohet ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila përmendet si një prej zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetime për kontrata publike.

Sipas “The Objective”, hetimet lidhen me kontrata për ndërtimin e rrugëve dhe tuneleve me vlerë rreth 190 milionë euro, ndërsa ndaj Ballukut janë ngritur dyshime edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Këto janë pretendime të pasqyruara nga media spanjolle në lidhje me zhvillimet hetimore në Shqipëri.

Në panoramën e çështjeve që, sipas artikullit, po tronditin politikën shqiptare, përmendet edhe ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Media spanjolle shkruan se Hyseni ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin se ka përcjellë informacion të klasifikuar te një person në arrati, me të cilin kishte komunikuar 87 herë brenda gjashtë muajve.

“The Objective” i kushton vëmendje të veçantë edhe SPAK-ut, të cilin e përshkruan si strukturën që po përballet me një numër në rritje hetimesh ndaj zyrtarëve të lartë për çështje që lidhen me korrupsionin politik, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe grupet kriminale.

Artikulli thekson gjithashtu marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me homologun spanjoll, Pedro Sánchez. Sipas medias spanjolle, Rama e ka shprehur disa herë publikisht miqësinë me Sánchez, ndërsa kryeministri spanjoll ka vlerësuar “vullnetin reformues” të homologut shqiptar. Dy liderët, sipas artikullit, janë takuar të paktën shtatë herë gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Revolucioni i flamingove”

Artikulli ndalet edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë, ku protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion, lidhje me krimin dhe favorizim të oligarkëve. Mes emrave të përmendur në artikull është edhe familja Kastrati, e cila zotëron Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe një rrjet pikash karburanti.

“Shqipëria kërkon revolucion” është një nga sloganet që, sipas “The Objective”, përsëritet gjatë protestave.

Media spanjolle shkruan se, pavarësisht rritjes ekonomike dhe zhvillimit të turizmit, kritikët e qeverisë e akuzojnë atë për miratim të shpejtë të lejeve të ndërtimit dhe krijimin e mundësive për pastrimin e parave përmes projekteve luksoze.

Në këtë kuadër, artikulli përmend edhe kullat e reja të Tiranës, të cilat protestuesit i kanë pagëzuar “kullat e kokainës”. Po ashtu, citohet slogani “Poshtë narkoshteti”, ndërsa sipas artikullit, në protestat e para kanë marrë pjesë mbi 100 mijë persona.

“The Objective” shkruan gjithashtu se së fundmi FBI-ja ka mbërritur në Tiranë dhe i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drogës. Sipas medias spanjolle, ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e qarqeve të drejtësisë dhe medias në Shqipëri.

Projekti i Sazanit, pika që “mbushi kupën”

Një tjetër çështje e përmendur në artikull është projekti i zhvillimit të ishullit të Sazanit, i lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Sipas “The Objective”, investimi parashikohet të arrijë në rreth 1.4 miliardë dollarë.

Media spanjolle e përshkruan Sazanin si një zonë me rëndësi natyrore dhe strategjike, duke theksuar se ishulli është i njohur edhe për kolonitë e flamingove. Protestuesit e kanë pagëzuar lëvizjen e tyre si “revolucioni i flamingove”, ndërsa një prej sloganeve të tyre është “Shqipëria nuk shitet”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria nuk po u dorëzon tokë publike investitorëve të huaj, por se toka është blerë nga pronarë privatë. Ai ka theksuar gjithashtu se e ardhmja e projektit do të përcaktohet nga vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe se investimi duhet të përmbushë kërkesat mjedisore të Bashkimit Europian.

Artikulli e vendos këtë debat në kontekstin e synimit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke theksuar nevojën për përafrimin e kuadrit ligjor me standardet europiane, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e standardeve demokratike.

“The Objective” kujton gjithashtu se Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe përmend protestat e vitit 2017, të cilat sipas Fondacionit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare u nxitën nga akuzat për manipulim të zgjedhjeve parlamentare.

Për zgjedhjet e vitit 2025, media spanjolle shkruan se Rama përmirësoi rezultatin e Partisë Socialiste, duke siguruar më shumë se gjysmën e votave.

Sipas artikullit, nëse pakënaqësia sociale dhe çështjet gjyqësore nuk e ndërpresin para kohe legjislaturën, zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të zhvillohen në vitin 2029.

Ndërkohë, Rama vijon aktivitetin e tij politik dhe ndërkombëtar, ndërsa refuzon thirrjet për dorëheqje. Artikulli përmend edhe takimet e tij me liderë të huaj, mes tyre Pedro Sánchez, Giorgia Meloni, Mohammed bin Salman dhe Benjamin Netanyahu.

Etiketa: BallukuKryesore1pushtetRamaSazani

Lajme të lidhura

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë
Aktualitet

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë
Aktualitet

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

12:08 - 04/10/26
Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë
Aktualitet

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:35 - 04/10/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës
Aktualitet

Nga Balluku te Sazani/ Media spanjolle: Dosjet që po tronditin pushtetin e Ramës

13:06 - 04/10/26

“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”. Me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” një artikull kushtuar zhvillimeve politike...

Lexo më shumë
Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

Arrestohet 60-vjeçari i kërkuar nga Spanja, anëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

12:30 - 04/10/26
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

12:08 - 04/10/26
Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës

11:53 - 04/10/26
Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:35 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com