Aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim në protestën e 127, ku ka bërë thirrje për ndëshkimin e figurave politike që mbajnë përgjegjësi për situatën në vend.
Lika deklaroi se Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë dhe tha se pret nga institucionet e drejtësisë që të dërgojnë në Kuvend kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit të saj.
“Ai së bashku me klikën e tij e dinë të gjithë që e ka vendin prapa hekurave dhe e kemi thënë që muaji tetor do të jetë muaji i Belind Ballukut. Këtë muaj ajo e ka vendin në burg, dhe ne presim nga institucionet e drejtësisë që të dërgojnë në parlament kërkesën e dytë të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut”, u shpreh Lika.
“Këtë regjim, këtë klikë 36-vjeçare që e udhëheq Edi Rama dhe Sali Berisha, vetëm ky shesh mund ta kthejë pas”, deklaroi ai.










Discussion about this post