GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Kështu deklaron për DW Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, i cili ndodhej për një vizitë në Tiranë.

Ai kërkon që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, “madje as verbalisht”, dhe e lidh respektimin e standardeve mjedisore me shtetin e së drejtës.

Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin.

DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë?

Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë. Shqipëria dhe shumica dërrmuese e qytetarëve duan që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Dhe kur dëshiron të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatosh ligjet evropiane. Ligjet evropiane kanë në themel, para së gjithash, shtetin e së drejtës. Por edhe çështjet mjedisore janë pjesë e shtetit të së drejtës. Prandaj, ju lutem, respektoni shtetin e së drejtës.

DW: Çfarë reformash konkrete pret Gjermania nga Shqipëria përpara se ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian?

Anton Hofreiter: Reformat që janë vërtet të rëndësishme lidhen me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Ndër çështjet themelore janë liria e fjalës, demokracia dhe shteti i së drejtës. Më pas, duhet të trajtojmë edhe një sërë çështjesh teknike, siç është siguria ushqimore, por edhe çështje të tjera politike që lidhen me mjedisin. Shqipëria ka nevojë për investime dhe, natyrisht, ka të drejtë të tërheqë investime. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, këto duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian.

DW: Ju e përmendët korrupsionin, i cili, sipas statistikave, mbetet një problem madhor në Shqipëri. A mendoni se ai mund të ngadalësojë procesin e negociatave?

Anton Hofreiter: Korrupsioni është problem në shumë vende, por këtu kemi parë raste të profilit të lartë, gjë për të cilën, nga njëra anë, mund të thuhet se është pozitive. Askush nuk është i paprekshëm. Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht. Dhe, për të qenë të qartë, korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
DW: Si mund ta ndihmojë Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?

Anton Hofreiter: Ne në Gjermani e mbështesim shumë Shqipërinë. E mbështesim në çështjet që lidhen me legjislacionin dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim, sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit të ardhshëm është një objektiv shumë ambicioz. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, por qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë për të bërë, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në zbatimin e tij.

DW: Ju thoni se mbyllja e kapitujve në vitin 2027 është një objektiv shumë ambicioz. Sa realist është ky afat?

Anton Hofreiter: Kjo është e mundur. Por më pas kemi ende procesin e ratifikimit dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me të. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët dhe të gjithë ata që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është ta bëjnë punën e tyre sa më mirë. Sepse edhe brenda BE-se ka njerëz që nuk duan që Shqipëria të bëhet anëtare, veçanërisht populistët e djathtë. Nëse atyre nuk u jepen argumente kundër anëtarësimit, atëherë është më e lehtë për miqtë e Shqipërisë, dhe unë e konsideroj veten një mik të Shqipërisë, të sigurojnë shumicat e nevojshme që Shqipëria të bëhet realisht anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, të gjithë politikanëve u them: bëjeni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Atëherë kemi një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Etiketa: korrupsionRama

Lajme të lidhura

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë
Aktualitet

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
Para
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 128-të...

Lexo më shumë
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

07:44 - 05/10/26
E diela me mot të kthjellët, temperatura shkon deri në 29°C

Parashikimi i motit për sot, 5 Tetor 2026

07:37 - 05/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Tetor 2026

07:37 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com