GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, për shkak të të ardhurave të ulëta dhe kostove të energjisë. Të dhënat janë pjesë e raportit të vitit 2026 për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili analizon zhvillimet gjatë vitit 2025.

Sipas raportit, 27% e popullsisë përballet vazhdimisht me vështirësi për të paguar shërbimet utilitare, ndërsa niveli prej 38% për familjet që nuk sigurojnë ngrohje të përshtatshme cilësohet si më i larti në Evropë. Gjatë vitit 2025, Shqipëria ndërhyri kryesisht përmes uljes së tarifës së energjisë elektrike, nga 9.5 në 8.5 lekë/kWh për familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj. Nga rreth 1.07 milion kontrata familjare, afërsisht 95% përfshihen në këtë fashë.

Megjithatë, raporti vlerëson se ulja e çmimit të energjisë nuk e zgjidh problemin strukturor të varfërisë energjetike. Deri në vitin 2025, Shqipëria nuk kishte një program të posaçëm që të orientonte grantet për rinovimin e banesave apo përmirësimin e sistemeve të ngrohjes drejt familjeve në varfëri energjetike.

Strategjia e Mbrojtjes Sociale 2024–2030 parashikon masa për këtë kategori, përfshirë konsolidimin e skemave financiare dhe nxitjen e përdorimit të paneleve diellore në zonat rurale, ndërsa Agjenda e Reformave parashikon përshtatjen graduale të tarifave me çmimet e tregut, të shoqëruar me masa mbështetëse për familjet në nevojë.

Raporti sjell si shembull Malin e Zi, ku deri në mars 2025 më shumë se 4,500 familje ishin përfshirë në masa për eficiencën e energjisë dhe mbi 2,500 aplikime ishin miratuar, me një fond total prej më shumë se 15 milionë euro. Grantet arrinin deri në 10 mijë euro për familje dhe mbulonin ndërrimin e dritareve, termoizolimin, panelet diellore dhe sistemet eficiente të ngrohjes.

Për Shqipërinë, kjo nënkupton se fokusi duhet të zhvendoset përtej çmimit të energjisë, drejt përmirësimit të cilësisë së banesave dhe orientimit të financimeve për rinovime te familjet që përballen me varfëri energjetike.

Etiketa: Kryesore1ngrohjeshqiptarëShtëpi

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë viti i revolucionit studentor!

10:05 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë
Aktualitet

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26
Para
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë viti i revolucionit studentor!

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë viti i revolucionit studentor!

10:05 - 05/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u...

Lexo më shumë
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com