Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është përballur me thirrjet e protestuesve teksa hynte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Qytetarë nga disa bashki të vendit janë mbledhur që prej paradites para godinës për të kundërshtuar propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 prej tyre.
Në momentin kur Vengu po kalonte pranë protestuesve për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit, nga turma u dëgjuan thirrje drejtuar atij.
“O hajduti i Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, brohoritën protestuesit.
Protesta zhvillohet paralelisht me shqyrtimin e projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Banorët e njësive që preken nga ndryshimet kërkojnë që bashkitë e tyre të mos shkrihen dhe që qëndrimet e komuniteteve lokale të merren parasysh përpara miratimit të reformës.










Discussion about this post