GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin në Shkodër, në prag të dy ndeshjeve historike ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Shqipëria do të përballet me Uellsin më 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” dhe më 13 tetor në transfertë.

Në këtë moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, ka folur për fshf.org, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e vajzave, si edhe atmosferën në skuadër në prag të dy sfidave.

Grima thekson se skuadra kuqezi ndodhet në një moment historik dhe se arritja në këtë fazë është rezultat i punës së bërë nga vajzat ndër vite.

“Është e vërtetë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Po luajmë për gjëra madhore që dikur ndoshta nuk ishin menduar që Shqipëria mund të arrinte në këtë nivel. Falë punës së vajzave, pasionit, dëshirës dhe këmbënguljes së tyre jemi në këtë pikë që jemi. Realisht jemi në objektiva që i kemi vendosur vetes, i kemi të realizueshme. Tani kjo është qershia mbi tortë. Duke parë ardhjen e vajzave, dëshirën, përkushtimin që kanë për ndeshjen, besoj që do të bëjmë gjëra të mira këto dy ndeshje. Kam shumë besim te vajzat, jam ndoshta pak i fiksuar te besimi që kam te këto vajza. Pavarësisht se mund të kemi probleme shëndetësore, dëmtime dhe mungesa. Kemi Arbenitën që për arsye dëmtimi nuk është në grumbullim. Kemi Klean që nuk luan në ndeshjen e parë për arsye të kartonave. Por besoj shumë gjithmonë te grupi, që do të nxjerrim ndeshje të mira, që të justifikojmë ardhjen deri në këtë pikë”, tha Grima.

Përballë Shqipërisë do të jetë Uellsi, një kundërshtar i njohur për Kombëtaren e vajzave, pasi janë përballur më parë. Trajneri Grima thekson se skuadra duhet të luajë e qetë dhe pa presion.

“Me një skuadër që e njeh dhe e di se çfarë potenciali ka. Ndoshta ndeshja e radhës mund të jetë pak më e lehtë. Unë mendoj që presioni nuk është te ekipi jonë. Ne po punojmë shumë që të mos kemi presion te skuadra jonë, të mos futemi me ngërçin e rezultatin pozitiv. Normalisht është e rëndësishme sepse këto ndeshje duhet, por presioni është te skuadra e Uellsit sepse ato janë mësuar që të jenë gjithmonë në kompeticione kryesore të FIFA-s dhe UEFA-s. Ne do të luajmë me nervat e kundërshtarit”, tha ai.

Në fund, Grima ka edhe një mesazh për tifozët shkodranë dhe të gjithë mbështetësit e Kombëtares, duke i ftuar të jenë pranë vajzave në këtë moment historik.

“Shkodra është gjithmonë një mbështetëse e madhe e jona. Ne sa herë kemi luajtur, kemi pasur gjithmonë mbështetje maksimale nga tifozët e Shkodrës. Por unë besoj që kemi një arsye më shumë. Kemi një arsye më shumë për këto vajza që kanë dhënë gjithçka për këtë futboll. Janë vajza që meritojnë mbështetje. Kanë dhënë gjithçka dhe kanë vënë pasionin dhe dëshirën e tyre për të thyer shumë tabu. Meritojnë shumë përkrahje dhe janë në një pikë që ne vetëm duhet t’i mbështesim për atë që ato kanë dhënë për futbollin dhe kurrë nuk kanë marrë apo kërkuar diçka shtesë. Detyra jonë, e të gjithëve ne është që t’i mbështesim, për të arritur këto rezultate historike që ne kemi nevojë. Besoj që do të jetë një mbështetje maksimalisht e mirë në Shkodër dhe besoj shumë që t’i kemi dhe t’i nderojmë e t’i nxjerrim faqebardhë nga stadiumi”,  tha Armir Grima.

Ndeshja e parë Shqipëri–Uells do të luhet më 9 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja në stadium do të jetë falas, ndërsa të dyja sfidat do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në FSHF TV.

Etiketa: boterorkombetareVajza

Lajme të lidhura

UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino
Sport

UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino

18:41 - 04/10/26
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses

17:31 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë
Sport

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26
Para
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi iku nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku: Ky mesazh shkon për Bajrat e Shkodrës, nëse preket një fije floku..
Aktualitet

Drafti i PS për ndarjen territoriale/ Deputetja Koçeku: Do votoj kundër, kam besim se edhe deputetë socialist do ta kundërshtojnë

14:13 - 05/10/26

Ish-deputetja socialiste,  tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shprehur hapur votën kundër draftit të PS për ndarjen e re territoriale....

Lexo më shumë
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

14:04 - 05/10/26
Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

13:53 - 05/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”, PD kërkon në KQZ referendum për kullën te Parku Rinia

13:31 - 05/10/26
Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

13:10 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com