Ish-deputetja socialiste, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shprehur hapur votën kundër draftit të PS për ndarjen e re territoriale.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është e bindur se edhe deputetë të tjerë socialistë mund të kundërshtojnë me votë projektligjin, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë mosbindja ndaj vendimit të grupit parlamentar.
“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhnit të partisë”, shkruan Koçeku.
Kujtojmë që në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, dy deputetët socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sina janë shprehur kundër këtij drafti, por mbetet për t’u parë vota e tyre në seancën e të enjtes.
Këta dy deputetë kanë argumentuar se më reduktimin e bashkive në 46, reduktohet edhe efikasiteti i ofrimit të shërbimeve.
Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha për mediat se ka pasur edhe mendime ndrysh, por theksoi se vendimi politik i grupit socialist është që të votohet pro këtij projektligji.










Discussion about this post