GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një person ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bëhet fjalë për inspektor Çlirim Torrën, me detyrë specialist për Policinë e Zonës (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.

Sipas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, polici dyshohet se ka marrë një shumë parash për t’i mundësuar shtetasit me inicialet A.R. të shkelte masën “arrest shtëpie” dhe të largohej nga banesa.

Ndaj Torrës rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, dyshohet se do të ndihmonte personin me “arrest shtëpie” të largohej nga banesa

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar një veprim hetimor, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë Inspektor Çlirim Torra, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, Komisariati i Policisë Librazhd, DVP Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i Policisë ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke i mundësuar shkeljen e kësaj mase dhe largimin nga banesa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Veprimet procedurale janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vijojë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe çdo veprimi që cenon integritetin e punonjësve të strukturave ligjzbatuese.

 

 

Etiketa: ArrestimPoliciPrrenjas

Lajme të lidhura

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi
Aktualitet

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

17:09 - 05/10/26
Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës
Aktualitet

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

16:56 - 05/10/26
Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut
Aktualitet

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

16:34 - 05/10/26
Para
Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi
Aktualitet

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

17:09 - 05/10/26

Policia ka arrestuar dy persona gjatë protestës që po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit, në Tiranë. Sipas raportimeve, dy protestuesit...

Lexo më shumë
Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

16:56 - 05/10/26
Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie

Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie

16:49 - 05/10/26
Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

Apeli rrëzon Igli Taren/ Lë në fuqi sekuestron e vilës së dyshuar të Ballukut

16:34 - 05/10/26
Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale

16:29 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com