Policia e Durrësit ka ndaluar sot Fetah Mataj, i cili është bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare të Durrësit, Eliabeta Mataj.
Pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës.
Bëhet me diaje se ai është ndaluar nga krimi ekonomik.
Një ditë më parë, policia vuri në hetim edhe djalin e tij, pasi goditi një punonjës policie.
Djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18 vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës.
Elisabeta Mataj akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli.
Ajo u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, është zbuluar se Mataj, largohet nga zyra me thasë të zinj, në të cilat ndodheshin sasi të mëdha parash.










Discussion about this post