Shqipëria do të përballet me San Marinon në Nations League, me kuqezinjtë që kërkojnë një tjetër fitore.
Në prag të sfidës ka folur sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, i cili kërkon përqendrim maksimal që nga minuta e parë.
Manaj e cilësoi San Marinon një kundërshtar më të lehtë, por theksoi se gjithçka do të varet nga mënyra se si Shqipëria do ta nisë ndeshjen.
“Varet si e marrim ndeshjen. Është një kundërshtar i lehtë, por varet si do futemi në fushë”, u shpreh sulmuesi kuqezi.
Ai shtoi se skuadra do të futet në fushë me synimin për ta zgjidhur sa më shpejt takimin.
“Ne do të futemi që në fillim për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë fitoren”, deklaroi Manaj.
Sulmuesi theksoi se për Shqipërinë më e rëndësishmja është të shënojë dhe të marrë tri pikët.
Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse golat vijnë nga aksionet apo goditjet standarde.
“Për ne kryesorja është të shënojmë. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga goditjet standarde apo me aksion”, tha Manaj.
Ai gjithashtu nënvizoi se lojtarët po ndjekin me përpikëri idetë e trajnerit.
Manaj shpreson që skuadra të jetë në formën më të mirë dhe të përgatitet sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Europianit.
Kuqezinjtë tashmë kanë objektivin e qartë: përqendrim maksimal, gola dhe tri pikë ndaj San Marinos.










Discussion about this post