Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin Klodian Braho dhe kreun e BKH, Jon Keta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave. Gjithashtu u diskutua dhe se si partneriteti kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.
Postimi i Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale:
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump. Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.
gijotina.com/










Discussion about this post