Kush po i firmos tenderat në Bashkinë Tiranë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje që po mundon opozitën dhe opinionin, do të fokusohemi në 5 ditët që tronditën botën e nëndheshme të pushtetit të Ramës. Periudha së cilës i referohemi është nga data 28 gusht deri në 1 shtator. Këtu ishte kulmi i dramës “dashuri dhe urrejtje” mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës, që mishërohet në raportin Lek-pushtet. Pas mbylljes në burg, fuqia e Veliajt është zvogëluar sipas dëshirës së Edi Ramës për ta kontrolluar ose për t’i lëshuar dritë në qeli. Duke i mësuar Veliajt regjimin e paraburgimit në ditët e para pas arrestimit, Kryeministri komandoi Anuela Ristanin në krye të bashkisë. Veliaj fillimisht reagoi kundër, më pas u detyrua të bënte kompromis për të ruajtur njerëzit e tij në Bashki. Në vijim, disa besnikë të Veliajt u shkarkuan nga Ristani, disa u bënë “Juda” dhe kaluan me Ramën dhe disa nga ndjekësit patën punë me SPAK. Sa herë që Rama tregonte dobësi dhe i lejonte më shumë hapësirë për ajrim dhe dritë natyrale, Veliaj lëshonte nga qelia urdhra.









Discussion about this post