Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjykata ka gjobitur me nga 50 mijë lekë avokatët, ndërsa seanca është shtyrë për më 13 tetor.
Shtyrja e seancës vjen në një kohë kur avokatët vijojnë protestën kundër rregullores së re, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.
Avokatët e konsiderojnë këtë rregullore antikushtetuese dhe, në shenjë proteste, kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore në GJKKO, përfshirë edhe masat e sigurisë.
Bojkoti i avokatëve vijon të ndikojë në zhvillimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ndërsa çështja ndaj Erion Veliajt pritet të vijojë më 13 tetor.
Veliaj në burg që prej shkurtit 2025
Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, çka do të thotë se deri më 6 tetor 2026 ka kaluar rreth 1 vit e 8 muaj në paraburgim.
Masa e sigurisë “arrest në burg” është lënë në fuqi edhe pas shqyrtimeve në shkallët e tjera të gjyqësorit. Në shtator 2026, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj Veliajt.
Për çfarë akuzohet?
SPAK e ka dërguar çështjen e Veliajt për gjykim. Sipas vendimit të GJKKO-së, kryebashkiaku akuzohet për 13 vepra penale, ndër të cilat disa episode të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të kryera në bashkëpunim.
Akuzat lidhen me përfitime të parregullta që, sipas SPAK, kanë ardhur në lidhje me kompani dhe organizata të ndryshme. Në dosje përfshihen gjithashtu akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit, mosdeklarim ose fshehje të pasurisë dhe shpërdorim detyre.










Discussion about this post