GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre persona, Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn, roja i gjykatës.

Sipas Prokurorisë, Elvis dhe Gjon Shkambi akuzohen për vepra penale që lidhen me vrasjen e gjyqtarit dhe tentativën për vrasjen e dy personave të tjerë, ndërsa Banush Koxhaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë një seance gjyqësore që lidhej me një konflikt pronësie. Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri pak pasi shpalli vendimin e gjykatës dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Më pas, sipas organit të akuzës, Shkambi drejtoi armën edhe ndaj dy personave të tjerë, R.K. dhe E.K., të cilët po tentonin të largoheshin nga salla. Si pasojë, E.K. u plagos në dorë, ndërsa R.K. pësoi dëmtime në trup.

Elvis Shkambi akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në dosjen e Prokurorisë është përfshirë edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit.

Sipas hetimeve, Gjon Shkambi dyshohet se ka bashkëpunuar me nipin e tij në ngjarje. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

Në lidhje me punonjësin e sigurisë, Prokuroria thotë se Banush Koxhaj, qëndroi i ulur dhe nuk kreu kontrollin fizik të Gjon dhe Elvis Shkambit kur u futën në gjykatë. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ai nuk bëri regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve, fakt që provohet edhe nga këqyrja e regjistrit. Prokuroria konstaton se ai ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre të pandehurve.

Etiketa: gjyqtarhetimVrasje

Lajme të lidhura

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

13:55 - 06/10/26
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj
Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Para
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

13:55 - 06/10/26

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e biznesit “Blue Star”, në qytetin...

Lexo më shumë
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com