Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për kontrollin e furnizimit të lavazheve.
Sipas AKUK-së, përdorimi i ujit të pijshëm për larjen e automjeteve ndalohet nga Kodi i Furnizimit me Ujë.
Subjektet që aktualisht furnizohen nga rrjeti publik kanë më pak se një muaj kohë për të ndryshuar mënyrën e furnizimit.
Pas përfundimit të afatit, AKUK paralajmëron intensifikimin e kontrolleve në terren.
Lavazhet që do të konstatohen duke përdorur ende ujin e pijshëm të rrjetit publik do të përballen me masat administrative të parashikuara nga legjislacioni.
Agjencia tërheq vëmendjen edhe për ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e furnizimit me ujë, duke theksuar se ato përbëjnë vepër penale.










Discussion about this post