Shqipëria ka triumfuar ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë, por dramatike deri në fund.
Kombëtarja e nisi takimin në mënyrë perfekte, duke gjetur golin që në minutën e 11-të.
Ishte Kristjan Asllani ai që realizoi me një goditje spektakolare nga distanca.
Në pjesën e parë, Shqipëria pati edhe raste të tjera, me Manajn që goditi shtyllën në minutën e 22-të.
San Marino tentoi të reagonte, por Dajsinani ishte i vëmendshëm në portë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 për kuqezinjtë.
Në fraksionin e dytë, Shqipëria vijoi presionin, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan.
Në minutën e 65-të erdhi befasia, pasi Lazari përfitoi nga një moment përgjumjeje dhe barazoi shifrat.
Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe vijuan sulmet në kërkim të golit të fitores.
Daku, Uzuni dhe Asllani patën mundësi të mira për të shënuar.
Në minutën e 90-të, pas ndërhyrjes së VAR-it, Shqipëria fitoi një penallti.
Fabri preku topin me dorë në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh për kuqezinjtë.
Nga pika e bardhë u paraqit Asllani, i cili nuk gaboi dhe riktheu Shqipërinë në avantazh.
Mesfushori realizoi kështu golin e tij të dytë personal në këtë sfidë.
Në fund, Shqipëria siguroi një fitore të rëndësishme, me Asllanin protagonistin kryesor të mbrëmjes.
Kuqezinjtë përfitojnë dhe nga humbja e Finalndës 1-0 në Bjellorusi, për të marrë të vetëm kreun e grupit.









Discussion about this post