GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar garanci konkrete nga qeveria për mënyrën se si do të administrohen pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ngritur shqetësimin se asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale mund të përfundojnë sërish në duart e personave të lidhur me krimin.

Gjatë diskutimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Tabaku ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi projektligjin e qeverisë që synon zgjerimin e kompetencave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Sipas saj, lufta kundër pastrimit të parave nuk mund të kufizohet vetëm te sekuestrimi apo centralizimi i administrimit të pasurive, por duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë kontrolli, transparencë dhe verifikim të pronarëve përfitues.

“Pastrimi i parave është një rrezik për ekonominë tonë dhe lufta kundër tij është një nga prioritetet e procesit të integrimit. Shqetësimi im është ky: a po ndërtoni një sistem të mbyllur, që e ndjek paranë kriminale deri në përdorimin përfundimtar të këtyre aseteve që do të nxirrni në shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?

Kolegët këtu pyetën për transparencën. Çfarë procedurash do të përdorni? Cilat janë procedurat e verifikimit të duhur, “due diligence”, që këto asete të mos përfundojnë në duart e atyre të cilëve u janë sekuestruar?” – tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura prej saj lidhet me vendimin për të vendosur nën administrimin e së njëjtës agjenci edhe pasuritë e sekuestruara ose konfiskuara nga organet e drejtësisë, edhe ato që burojnë nga proceset administrative në fushën e ndërtimeve.

“Së pari, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të marrë në administrim jo vetëm pasuritë që vijnë nga sekuestrimi dhe konfiskimi nga organet e drejtësisë, por edhe ato që vijnë nga proceset administrative në fushën e ndërtimit.

Për mua, është gabim që po i bashkoni të dyja pranë së njëjtës agjenci. Gjykoj se pronat që vijnë nga hetimet e organeve të drejtësisë dhe ato që vijnë nga proceset administrative kanë dy histori të ndryshme dhe duhet të kenë dy qëllime të ndryshme, pasi edhe procedurat janë të ndryshme. Ndërkohë, gjatë prezantimit ju theksuat se nuk do të ketë fonde shtesë.

Pra, po i rrisni funksionet dhe volumin e punës së agjencisë, po zgjeroni edhe gamën e aseteve që do të administrohen dhe menaxhohen, por nuk do të kemi rritje të kapaciteteve. Këtu u përmend se nuk do të ketë ndikim në buxhet.” , u shpreh deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Duke iu referuar volumit të pasurive që po sekuestrohen nga organet e drejtësisë, Tabaku solli si shembull dy operacionet e fundit të SPAK-ut.

“Së dyti, vetëm nga dy operacionet e fundit të SPAK-ut janë sekuestruar 439 prona, me një vlerë prej 289 milionë eurosh. Bëhet fjalë për pasuri të konsiderueshme dhe procesi nga sekuestrimi e regjistrimi deri te dorëzimi pranë jush kërkon kohën e vet.”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Sipas saj, përmasat e pasurive të sekuestruara e bëjnë edhe më të rëndësishëm ndërtimin e një mekanizmi që garanton gjurmueshmërinë e tyre nga momenti i sekuestrimit deri te shitja ose kalimi te pronari i ri.

“Pastrimi i parave është një rrezik për ekonominë tonë dhe lufta kundër tij është një nga prioritetet e procesit të integrimit. Shqetësimi im është ky: a po ndërtoni një sistem të mbyllur, që e ndjek paranë kriminale deri në përdorimin përfundimtar të këtyre aseteve që do të nxirrni në shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?

Kolegët këtu pyetën për transparencën. Çfarë procedurash do të përdorni? Cilat janë procedurat e verifikimit të duhur, “due diligence”, që këto asete të mos përfundojnë në duart e atyre të cilëve u janë sekuestruar?”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike.

Deputetja kërkoi gjithashtu sqarime se kush do të kontrollojë identitetin e pronarëve përfitues kur një pasuri e konfiskuar të dalë në shitje.

“Legjislacioni dhe standardet e BE-së vendosin kërkesa të caktuara. Kush e kontrollon pronarin përfitues kur ai blen një pasuri të konfiskuar? Cilat janë rregullat për konfiskimin e monedhave virtuale që do të parashikohen me ligj dhe a i keni kapacitetet për t’i zbatuar? Si garantohet që pasuria do të jetë e gjurmueshme në të gjitha fazat, deri kur të kalojë nga agjencia te pronari i ri?” – pyeti deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku ngriti pikëpyetje edhe mbi kapacitetet që do të kenë institucionet për të administruar këtë volum pasurish.

Një tjetër pikë e debatit ishte përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në kapitujt 23 dhe 24.

“Në kuadër të detyrimeve të BE-së për kapitujt 23 dhe 24, qeveria shqiptare ka edhe zyrën pranë Policisë së Shtetit. Kërkohet gjithashtu forcimi i kapaciteteve për përafrimin me direktivën e BE-së.

Ndërkohë, në relacionin e projektligjit ju thoni se nuk ka përafrim. Cila është arsyeja që nuk doni ta përafroni? Përse nuk bëni një ndryshim që e përafron me BE-në?

Nuk ka arsye ta copëzoni legjislacionin. Ne do të duhet ta ndryshojmë përsëri këtë ligj për ta përafruar. Përse na i sillni ligjet një herë në tre muaj për përafrimin me BE-në? Me këtë projektligj, ky përafrim nuk ndodh.” , deklaroi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku kërkoi që në procesin e identifikimit të pronarëve përfitues të ketë bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

“A keni ndërveprim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për të gjithë procesin që kryeni, përfshirë identifikimin e pronarëve përfitues?

Ne kemi një ligj për pronarët përfitues, për të cilin kemi debatuar. Për fat të keq, ky ligj nuk funksionon realisht dhe nuk ka vullnet që të funksionojë. Është një ligj që u bë për të plotësuar listën e kërkesave për daljen e vendit nga lista gri e MONEYVAL-it, por në praktikë nuk funksionon.

Si do të ngrihen procedurat e bashkëpunimit tuaj me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për identifikimin e pronarëve përfitues? Si do të sigurohemi që ky pronar përfitues nuk ka lidhje me personin që është arrestuar dhe të cilit i janë sekuestruar pasuritë?” – pyeti Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.

Ajo argumentoi se pyetjet e ngritura nga opozita lidhen me mënyrën se si funksionon në praktikë sistemi i luftës kundër pastrimit të parave dhe jo vetëm me miratimin formal të ligjeve.

“Ne i ngremë këto pyetje duke parë realitetin që po na zbulohet çdo ditë, por edhe ato që njihen si sekrete publike.

Gjatë këtyre ditëve ka ardhur edhe ekipi i MONEYVAL-it. Në prill 2027 do të prezantohet, në seancën e fundit të vitit, raporti për pastrimin e parave.

Shqetësimi i tyre nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por nëse realisht kemi zbatim të ligjit dhe nëse luftohet realisht pastrimi i parave. A kemi mekanizma të qartë dhe të zbatueshëm? Kemi nxjerrë një ligj që ka pikëpyetje për zbatueshmërinë.

A jeni takuar me ekipin e MONEYVAL-it? A keni raportuar se si mekanizmat tuaj ndikojnë në luftën kundër pastrimit të parave?” – u shpreh deputetja e PD-së..

Tabaku kërkoi që ndryshimet ligjore të shihen në funksion të standardeve europiane dhe detyrimeve që Shqipëria ka marrë përsipër në kuadër të procesit të integrimit.

“Së fundi, kolegu Balliu ka sjellë disa propozime që duhet të trajtoheshin së bashku. Nuk e di arsyen përse kjo nuk po ndodh.

Unë besoj se Shqipëria duhet të ketë një standard të ri, që kalon përmes procesit të integrimit. Ne duhet ta kemi këtë në mendje, sepse është një detyrim përmbyllës që ky Parlament e ka marrë përsipër. Një nga kriteret përmbyllëse të kapitullit 24 është lufta kundër pastrimit të parave dhe kjo thuhet qartë.”,  përfundoi Jorida Tabaku.

Etiketa: pasuriSekuestrimTabaku

Lajme të lidhura

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim
Aktualitet

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

13:18 - 07/10/26
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Aktualitet

Çudit Uljan Shpataraku në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri autostop

12:49 - 07/10/26
Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë
Aktualitet

Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

12:35 - 07/10/26
Para
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

13:25 - 07/10/26

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në...

Lexo më shumë
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

13:18 - 07/10/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

13:02 - 07/10/26
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Çudit Uljan Shpataraku në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri autostop

12:49 - 07/10/26
Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

Miliona euro në lojë për projektet mjedisore, Zhupa: Po kthehet në fond qokash për të preferuarit e partisë

12:35 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com