GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 7 të Konventës në lidhje me dënimin penal për falsifikim të dokumenteve të dhënë nga gjykatat shqiptare ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Neni 7 i Konventës, i titulluar “nuk ka dënim pa ligj” përcakton se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim që, në momentin kur është kryer, nuk përbënte vepër penale sipas të drejtës së brendshme ose asaj  ndërkombëtare.

Procesi penal kundër Dacit nisi me kallëzimin e disa magjistratëve, të cilët e akuzuan atë se kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke mos deklaruar një masë disiplinore për largim nga puna në vitin 1997.

Gjatë gjykimit të çështjes në themel, Daci u shpall fajtor dhe u dënua për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që u shkarkua nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë arsye. Ai i kundërshtoi vendimet e gjykatave shqiptare në Strasburg, duke argumentuar se nuk mund të parashikonte në mënyrë të arsyeshme se mosdeklarimi i masës disiplinore në një aplikim të tillë do të konsiderohej vepër penale. Sipas pretendimeve të Dacit, gjykatat shqiptare kishin zgjeruar në mënyrë të paparashikueshme kuptimin e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, duke e shtrirë atë edhe te një dokument privat të hartuar nga vetë aplikanti.

GJEDNJ thekson se neni 7 nuk ndalon vetëm zbatimin prapaveprues të ligjit penal, por përmban edhe parimin themelor se, vetëm ligji mund të përcaktojë një vepër penale dhe dënimin përkatës. Po ashtu, vlerësohet se ligji penal nuk mund të interpretohet në mënyrë të zgjeruar në dëm të të akuzuarit.

Strasburgu vëren se pala shqiptare nuk kishte paraqitur jurispudencë të periudhës përpara plotësimit të formularit nga ana e Dacit, që të tregonte se falsifikimi penal mund të zbatohej edhe ndaj dokumenteve private të hartuara nga vetë individët. Në vendim, sillet në vëmendje se Gjykata e Lartë ishte mbështetur në një vendim të vitit 2017 për konceptin e “falsifikimit intelektual”, ndërkohë që ai vendim ishte dhënë pas momentit kur Daci kishte dorëzuar aplikimin e tij.  Po ashtu, konstatohet se çështja e vitit 2017 e përdorur si praktikë, kishte rrethana faktike të ndryshme dhe nuk mund të shërbente si bazë e mjaftueshme për të parashikuar se një aplikim privat për punësim do të konsiderohej dokument i falsifikuar në kuptim të legjislacionit penal.

Megjithëse Strasburgu pranon se Daci duhet të ketë qenë në dijeni se masa e tij disiplinore kishte qenë në fuqi, pasi vetëm disa muaj para aplikimit për në institucionet e vetingut ishte skualifikuar nga një konkurs për t’u emëruar gjyqtar, çështja është shtruar mbi faktin nëse ai mund të parashikonte se modeklarimi i atij fakti do të përbënte vepër penale.

Tjetër e dhënë që konstatohet nga Strasburgu është fakti se Kodi Penal shqiptar përmban një dispozitë të posaçme, nenin 190, që parashikon përgjegjësi penale për dhënien e informacionit të rremë në formularët e dorëzuar pranë organeve shtetërore. Në vendim konstatohet se Daci ishte akuzuar fillimisht në bazë të kësaj dispozite, por akuza ishte riklasifikuar më pas sipas nenit 186, për falsifikim dokumenti.

Ndërkohë, legjislacionit për rivlerësimin, rezulton se nuk përmbante një paralajmërim të posaçëm se informacioni i rremë në aplikimin për një pozicion në organet e vetingut do të sillte përgjegjësi penale për falsifikim dokumentesh.

GJEDNJ konkludon se në këtë rast, neni 186 i Kodit Penal është interpretuar dhe zbatuar nga gjykatat shqiptare në mënyrë të zgjeruar dhe të paparashikueshme, në dëm të kërkuesit. Sipas Gjykatës së Strasburgut, ky interpretim nuk mund të konsiderohej si një zhvillim i jurisprudencës në përputhje me thelbin e veprës penale.

Po ashtu, theksohet se fakti që Daci ishte jurist me profesion, nuk e ndryshonte përfundimin e arritur, pasi edhe për një profesionist të së drejtës do të kishte qenë e vështirë të parashikonte se ligji do të zbatohej në atë mënyrë dhe se mosdeklarimi i masës disiplinore të kaluar do të mund të sillte një sanksion penal.

Për rrjedhojë, trupi gjykues i GJEDNJ ka konstatuar njëzëri se kishte pasur shkelje të nenit 7 të KEDNJ-së. Për korrigjimin e pasojave të kësaj shkeljeje, Strasburgu sugjeron rishikimin e procedurave penale nga gjykatat shqiptare.

Nga ana tjetër, GJEDNJ nuk ka pranuar kërkesën për kompesimin e pagave, duke theksuar se shkelja e konstatuar lidhej me procedimin penal dhe jo me shkarkimin e tij nga detyra. Po ashtu, është rrëzuar kërkesa për shpërblimin e shpenzime dhe kosto ligjore, pasi Daci nuk ka paraqitur dokumente që provonin se këto shpenzime ishin kryer realisht dhe në mënyrë të nevojshme.

Për dëmin jopasuror, vlerësohet se vetë konstatimi i shkeljes përbën një shpërblim të drejtë dhe të mjaftueshëm.

Vendimi i GJEDNJ sugjeron se gjykatat kombëtare mund ta zhvillojnë jurisprudencën dhe ta interpretojnë ligjin penal, por nuk mund të krijojnë, përmes një interpretimi të ri dhe të paparashikueshëm, një bazë të re për përgjegjësi penale në dëm të individit.

 

Etiketa: strasburg daci

Lajme të lidhura

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Aktualitet

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

13:43 - 07/10/26
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim
Aktualitet

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

13:18 - 07/10/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën
Aktualitet

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

13:02 - 07/10/26
Para
FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik
Sport

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik

14:05 - 07/10/26

FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion duke u vendosur në vendin...

Lexo më shumë
Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

13:47 - 07/10/26
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

13:43 - 07/10/26
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

13:18 - 07/10/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

13:02 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com