FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion duke u vendosur në vendin e 66-të.
Më poshtë kanë rënë Hondurasi dhe Kepi i Gjelbër që mori pjesë në Botëror dhe u bë surprizë.
Sa i përket Kosovës ka regjistruar një pozicion historik. Zyrtarisht mban vendin e 76-të në renditje që është edhe pozita më komode në historinë e “dardanëve”.
Kosova është ngjitur me dy pozicione. Kujtojmë se kryesimi vazhdon t’i mbetet Spanjës që nuk njeh humbje prej kohësh.










Discussion about this post