GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Justina Shiroka Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes së re, duke shënuar edhe kalimin zyrtar të detyrës.

Shiroka Pula u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota.

Zgjedhja e saj u bë në përfundim të afatit kushtetues, i cili përcaktonte 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e presidentit.

Me marrjen e detyrës, Justina Shiroka Pula nis zyrtarisht mandatin e saj në krye të shtetit të Kosovës.

Kush është Shiroka Pula?

Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë. Në 1976 u diplomua në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoraturën e kreu në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës

Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Etiketa: Justina Shiroka PulaKosovepresidentja

Lajme të lidhura

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK
Aktualitet

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

15:43 - 07/10/26
Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Para
Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit
Sport

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

16:38 - 07/10/26

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në kuadër të Play-off-it...

Lexo më shumë
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

15:43 - 07/10/26
Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Përcaktohet kalendari i Superiores nga java e 6-të deri në javën e 11-të

Përcaktohet kalendari i Superiores nga java e 6-të deri në javën e 11-të

15:12 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com