Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Bëhet me dije se, një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë pranë shkollës së Dovolanit.
Mësohet se në automjetin “Golf 5” udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe dy vajzat e tyre të mitura, ndërsa 5 prej të plagosurve raportohet se janë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Të lënduarit kanë marrë fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin e Peshkopisë, për t’u transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me 6 ambulanca, për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, raportohet se nëna e dy vajzave ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.










Discussion about this post