Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me votimin e Reformës Administrativo-Territoriale. Në një deklaratë për mediat para Parlamentit, Berisha tha se Rama po ushtron presion ndaj deputetëve socialistë për të siguruar votat për miratimin e reformës.
“Edi Rama po ushtron terror nga deputeteve të grupit parlamentar të PS, ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po i kap me libër shtëpia deputetet e tij nga frika se nuk do ta votojnë reformën. Ky është një akt i turpshëm. Deputetet duhet të ndihen të ndërgjegjshëm. Ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po bërtet si i çmendur deputeteve të vet”, tha Sali Berisha.
Po ashtu, Berisha përsëriti edhe njëherë se nga PD nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash, ndërsa u shpreh se Rama për të siguruar votat do të marrë edhe Lubi Ballukun.
Ai tha se opozita do te beje cdo përpjekje qe kjo reforme te mos votohet.
“Ne do bëjmë çdo përpjekje që kjo reformë të mos kalojë. Madje thonë se do sjellë edhe Lubi Ballukunb në Parlament”, tha kreu i PD.









Discussion about this post