Në fjalën e tij në Parlament, kreu i PD Sali Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se videot e kompozitorit Adi Hila janë lule para atyre që kanë ata me Ergys Agasin, tashmë i arrestuar.
Sipas Berishës të gjitha faktet do të dalin, ndërsa tha se “janë turpi i njerëzit”. Ai akuzoi gjithashtu socialistët, duke thënë se “arkivi e tyre i krimit nuk ka fund”.
“A mund të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër 1 të shtetit për sigurinë. A mundet ju të shkelmoni cdo interes vetëm për interesat e padrinos dhe tuajave personale. Se ju them unë se ju jeni pengje.
Ato videot e Adi Hilës janë lule ca janë videot e Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do dalin. Mos qeshni, se jeni aty. Arkivi juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni cdo gjë dhe të shkelni kushtetutën”, tha Berisha.










Discussion about this post