Përplasjet po vijojnë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet tubimi kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë.
Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.
Situata është tensionuar në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Në situatën e krijuar, policia ka përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.










Discussion about this post