GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar se ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë.

Vendimi ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtueses së shërbimit sekret dhe socialistëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pretendoi se Hyseni ishte emëruar në detyrë me rekomandim të Aleksandër Vuçiçit, ndërsa akuzoi mazhorancën se po pengon një debat për një çështje që, sipas tij, përfshin drejtuesen e shërbimit sekret në veprimtari kriminale.

“Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrion me rekomandim të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria e Kosovës, e shkarkuan si të padenjë. Vlora Hyseni ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë, ky ishte kriteri që u emërua. Pas emërimit, fluturimthi, shkoi në Beograd, do të ishte Beogradi kryeqyteti i parë që do vizitonte kjo drejtuese e SHISH. Që kur u emërua në atë detyrë, kontrollohej nga Ergys Agasi”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve akuzoi gjithashtu deputetët socialistë se, me rrëzimin e kërkesës për mocion, po bëhen pjesë e mbulimit politik të çështjes.

“Që ju të bllokoni një mocion të tillë, dëshmoni se çfarë jeni. Ju jeni anëtarë të klubit Agasi, fakti që pranoni një vendim të tillë antikushtetues ju bën ju bashkëfajtor me padrionon në këtë akt”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke argumentuar se hetimi i çështjes është kompetencë e SPAK dhe jo e politikës.

Balla akuzoi demokratët për qëndrime të dyfishta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se opozita i referohet hetimeve të SPAK kur ato i shërbejnë interesit të saj politik, ndërsa në raste të tjera sulmon institucionin.

“Informacionet të cilave u referoheni në kërkesë vijnë nga një hetim i SPAK. Më vjen mirë që, kur ua do interesi juaj politik, ju u referoheni informacioneve të SPAK. Është momenti që të ndani qëndrimin tuaj. SPAK është seksion i PS-së, siç tha udhëheqësi juaj në derën e SPAK, apo është një institucion që për ne është suksesi i reformës në drejtësi?”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se zbardhja e veprimtarisë së dyshuar kriminale duhet t’i lihet drejtësisë, pa ndërhyrje apo mbivendosje nga politika.

“Ju thoni që debati duhet të hetojë dhe të nxjerrë veprimtarinë kriminale. Ne themi që SPAK duhet të nxjerrë veprimtarinë kriminale. Koha kur politika gjykonte vetveten ka përfunduar me reformën në drejtësi. Pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbivendosje”, tha kreu i grupit socialist.

Balla i bëri thirrje opozitës të ndalë sulmet ndaj prokurorëve të SPAK, duke nënvizuar se përgjegjësia penale është individuale dhe se çdo zyrtar duhet të përballet vetë me drejtësinë.

“Hiqni dorë nga sulmet ndaj prokurorëve të SPAK dhe rituali i turpit çdo të hëne para SPAK duhet të ndalet. Pafajësia ose fajësia e një zyrtari është përgjegjësi individuale dhe qëndrimi i PS për këtë çështje është që secili të marrë avokatin individual”, përfundoi Balla.

Etiketa: Hysenimocion

Lajme të lidhura

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialiste është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj
Aktualitet

Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

11:03 - 08/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialiste është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila braktisi pak kohë më parë Ramën,  thotë se Partia Socialiste është rebele dhe...

Lexo më shumë
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26
Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

11:03 - 08/10/26
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com