Prokuroria e Ferit ka lëshuar masa sigurie për 14 persona, ( 11 “arrest në shtëpi” dhe 3 “ndalim dalje jashtë vendit”) të dyshuar se operonin në fushën e këmbimit valutor të papajisur me licenca përkatëse nga Banka e Shqipërisë.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Përveç se në pikat e këmbimit valutor, kontrolle ka pasur dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve ku janë gjetur e sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht;
– 4.461.000 lekë;
– 92.390 euro;
– 8.215 paund britanikë;
– 220 franga zvicerane;
– 30 lira turke;
– 45 dirhamë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë; një armë antike, tip pistoletë; një mjet i mprehtë antik, me këllëf; një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.
Prokuroria e Fierit po vijon me hetimet me hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të paligjshmërisë lidhur me rastin, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura.










Discussion about this post