Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të sfidës historike ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027.

Skuadra kuqezi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave shqiptare, me gjendjen e përgjithshme të ekipit shumë të mirë dhe pa probleme përpara kësaj sfide.

Vajzat zhvilluan seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, me skuadrën tashmë të fokusuar maksimalisht te përballja e nesërme. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive dhe të gjitha janë gati për të dhënë maksimumin në fushë.

Shqipëri–Uells luhet nesër, 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas.

Vajzat kuqezi kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve në këtë mbrëmje të veçantë, ndaj të gjithë tifozët shkodranë dhe shqiptarë janë të ftuar të jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT