Deputeti socialist,Erion Braçe ka folur sërish për Reformën e re Territoriale, të propozuar nga PS-ja e cila synon shkrirjen e disa bashkive. Gjatë një interviste në emisionin në Top Story, Braçe shpjegoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama. Në lidhje me këtë, ai tha se Rama i kishte thënë që nëse voton kundër kësaj reforme, atëherë do të jetë jashtë Grupit Parlamentar të PS.
Më tej, deputeti socialist tha se reforma nuk duhet të kufizohet vetëm te bashkimi i bashkive, por duhet të shoqërohet me transferim real të pushtetit dhe kompetencave te njësitë vendore. Ai tha se harta territoriale që nga 2014 është bërë në bazë të mazhorancës, duke theksuar se ajo nuk duhet të bëhet për interesat partiak.
Braçe kritikoi mënyrën e votimit brenda PS-së, duke thënë se deputetët nuk duhet të detyrohen të votojnë sipas qëndrimit të shumicës. Kjo pasi sipas tij kjo përbën deformim të demokracisë brenda partisë.
Erion Braçe: Strehimi social në bashkinë e Divjakës? Po nuk qëndron. Divjaka është e strukturuar me shtëpi private, ku nuk mund të ndërtohen pallatet, sepse është brenda një zone të mbrojtur. Shpërndarja e broshurave për biznesin e vogël? Kjo është kompetencë? Nëse ne i kemi kaluar bashkive prona ,me vendim të këshillit të ministrave, por kjo s’është kompetencë. Janë dhënë kompetenca krejtësisht formale ë s’kanë asnjë ndikim për bashkitë. S’ka rëndësi si votoj sot. Nga kjo që po ndodh sot, askush nuk del i fituar. Kishim mundësinë që të bënim një reformë të fortë. Për mua është një betejë e humbur. As fiton kërkush.
Unë e kam thënë fjalën time. Për mua, reflektim i madh është që të transferosh pushtetin. Të heqësh dorë nga pushteti për të forcuar ata që janë ditë për ditë në kontakt me njerëzit. Njerëzit nuk përballen online, por në dyert e bashkive. Shqetësimi nuk është vetëm delegimi i pushtetit, por edhe transferimi nga kryetari i bashkisë te njësitë administrative. Mua nuk më intereson të kemi disa kryeministra në territor. Po të ishte një reformë për mirëqeverisjen, patjetër që do të isha pro saj. Për mua do kishte vlerë që sot të dija çfarë statusi do të kenë qytetet që krijohen si një instrument mes bashkisë dhe njësive administrative.
Rama tha nëse ti voton kundër, je jashtë këtij Grupi Parlamentar. Jo kush voton, por ‘ti’. Unë jam mandatuar të votoj reforma. Më vjen keq që ky debat shkon në këtë gjë. Harta territoriale që nga 2014 është bërë në bazë të mazhorancës. Harta territoriale nuk duhet të bëhet për interesat partiak. Ti thuash tjetrit që do votosh si shumica, nuk është demokraci. Ky është deformim demokratik brenda PS.
gijotina.com/










Discussion about this post