GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Territoriale/ Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, njerëz që as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër deputetët e Partisë Socialiste pas votimit të reformës territoriale, duke i akuzuar se vepruan kundër qëndrimeve që kishin shprehur publikisht.

Si kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Zhupa i cilësoi ata si “dele” dhe “kartonë të keqpërdorur nga autokrati”, duke vënë në dukje se 85 deputetë votuan pro ndryshimeve.

Zhupa e konsideroi këtë sjellje si shenjë të autokracisë, ku vendos kryeministri dhe deputetët zbatojnë urdhrat e tij, në vend që të përfaqësojnë qytetarët. Ajo theksoi se përfaqësimi politik kërkon përgjegjësi dhe dinjitet, ndërsa akuzoi deputetët e PS-së se kanë shpërfillur vullnetin e elektoratit të tyre.

Reagimi

Nuk kisha parë, jo si deputete, se 5 vjet kam, por si pedagoge, si njeri që ka studiuar shkencën politike, nuk kisha parë ndonjëherë të më thonin që deputeti të mbajë fjalim kundër e të votojë pro. S’kisha parë!

Mund ta kishte mbajtur qëndrimin një X apo Y dhe të mos fliste fare, mos t’i hapej goja, ta zinte turpi, në qoftë se kanë turp, po jo, kam parë njerëz që nuk kanë turp, njerëz që as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Njerëz që nuk i përgjigjen elektoratit të tyre, njerëz që thonë: “Ne ju takojmë çdo të premte në orën 5, ju dëgjojmë, mbajmë shënim, ju thoni: Mos na hiqni bashkinë, dhe ne votojmë që t’ia heqim bashkinë.” Nuk kisha parë! Sinqerisht, nuk kisha parë!

Deputetë që bënin sikur po kalonin një traumë personale nga votimi, dhe pastaj, si dele aty, “bee, bee, bee”, bam, bam, bam, votuan të gjithë: 85 vota.

Sollët atje të gjithë ata që i komandoni me sustë, ca që kërkohen edhe nga drejtësia. Dhe aty, me kryeministrin të parin, që duhet të jetë i pari objekt dhe subjekt i SPAK-ut, me znj. Balluku, që i mbrojtët mandatin dhe erdhi jua shpërbleu, me deputetin e Selenicës, që mbajti fjalim edhe e votoi pro, me Erion Braçën, që e ka mësuar si zakon të flasë kot dhe pastaj voton sipas partisë!

Unë nuk kam parë të tillë depersonalizim. Edhe më vjen shumë keq, se në fund të fundit ju votuat 85 veta, po 80 veta thjesht votuan dhe nuk folën, mbajtën qëndrim pro, bënë sikur ishin pro. Dhe nuk u mor njeri me ta.

Por të dalësh edhe të mbash gjithë popullin dhe t’u thuash qytetarëve: “Ç’ke ti, se do t’ju mbroj unë, se unë jam kundër”, të bësh status e të mbash fjalim dhe në fund të votosh pro… Nuk e di!

Përfaqësim është të kesh përgjegjësi. Ka pasur, historia politike ka njohur përjashtime nga grupet. Po kanë qenë njerëz që mbahen mend.

Kanë qenë njerëz me dinjitet, që i kanë qëndruar të vërtetës së tyre. Që i kanë qëndruar asaj që besojnë dhe asaj që u ka kërkuar ndërgjegjja ose elektorati i tyre.

Po njerëz tashmë të depersonalizuar, pa ndërgjegje, pa pyetur elektoratin, dhe ne duhet të flasim dhe t’i besojmë që kemi demokraci.

Po kjo është autokracia: vendos njëshi, zbatojnë të tjerët. Çfarë ka të ndryshme autokracia? Ku deputeti nuk është më përfaqësues i popullit, po përfaqësues i autokratit.

Etiketa: deleKryesore1reformaZhupa

Lajme të lidhura

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!
Aktualitet

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

12:04 - 09/10/26
Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku
Aktualitet

Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku

11:22 - 09/10/26
“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?
Aktualitet

Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

11:05 - 09/10/26
Para
Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!
Aktualitet

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

12:04 - 09/10/26

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kërcënimin e radhës për të vetët, duke përdorur një video të realizuar me inteligjencë artificiale,...

Lexo më shumë
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Reforma Territoriale/ Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, njerëz që as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen

11:52 - 09/10/26
Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku

Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku

11:22 - 09/10/26
“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?

Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

11:05 - 09/10/26
Mashtrim online, shpërbëhet organizata kriminale shqiptare

Arrestohet në Itali “krahu i djathtë” i Tarzanit të Elbasanit, pjesë e një grupi kriminal (Emri)

10:55 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com