Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj tij dhe deputetit demokrat Klevis Balliu.
PS ka depozituar në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e tyre për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka kundërshtuar kërkesën e socialistëve dhe ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores dhe të Kushtetutës.
Ai u shpreh se masat disiplinore nuk do ta largojnë, frikën e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.
Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh!










Discussion about this post