Edhe sot qytetarët u mblodhën në ditën e 132-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Qytetarët u mblodhën si zakonisht te “Sheshi Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë.
Në ditën e 132-të qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.
Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë Edi Rama” etj.
Pritet që protestuesit të mblidhen përballë Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime nga aktivistët.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij.










Discussion about this post