GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë.

Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes, si dhe ndikimet në mjedis”, i publikuar në vitin 2013, është zhvilluar mbi punën autentike të studentit të masterit Fannie Mnisi në Afrikë.

Tema, e publikuar në vitin 2008, titullohet “Vlerësimi i rrezikut mjedisor lidhur me venddepozitimet e parregulluara të mbetjeve në Bashkinë Albert Luthuli, Provinca Mpumalanga, në Republikën e Afrikës së Jugut”.

Në hyrje të doktoraturës së vet, përmend problematikat e landfillit të Sharrës, ndërkohë që ato ishin problematika të landfillit në Afrikë.

Nëse shihen rreshtat e punimit të saj, zonja Manastirliu ka cituar autorë të huaj, duke harruar se këto përfundime dhe konkluzione autorët në fjalë i kanë nxjerrë për Afrikën, jo për Tiranën.

Një paragraf të tërë, Manastirliu e ka kopjuar fjalë për fjalë nga studenti i masterit Fannie Mnisi, duke zhdukur emrin e autorit real dhe duke e përvetësuar.

Ka hequr tri bashkitë e Afrikës së Jugut dhe në vend të tyre ka vendosur Tiranën. Po të shihni objektivat e studimit që Manastirliu ka përcaktuar, është copy-paste, fjalë për fjalë; vetëm ndryshon emri i bashkisë në Afrikë me emrin Tiranë.

“Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim dhe falsifikim”, shprehet studiuesi Taulant Muka.

Në pjesën e zhvillimit, aty ku flitet për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, Manastirliu ka cituar tre autorë të huaj, Kumar, Salha Kasim dhe Mansoor Ali, në të njëjtën mënyrë dhe kronologji siç i ka cituar studenti afrikan Fannie Mnisi.

Edhe nëse do të vijojmë më tej, do të shohim se citimet nga autorë si Yong-Chung apo El-Fadel, të cilët flasin për menaxhimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të rrezikshme, landfill-et në Europë, Amerikë, Kanada e Japoni, janë të njëjta dhe të renditura njëlloj siç i ka renditur studenti afrikan.

Ne kemi të bëjmë me një ministre kopjace, plagjiatore, që nuk ka bazat e kërkimit shkencor. Dhe kjo u pa gjatë COVID-it, kur ajo u bë ministre e Shëndetësisë, që nuk dinte të lexonte shkencën.

U bë përgjegjëse për 17 mijë, 18 mijë ndërrime jete shtesë në Shqipëri, pavarësisht se u paralajmërua. Nëse kjo ministre do të ishte e aftë, do të ishte e saktë, nuk do të merrte një Komitet Shkencor pa shkencë.

Dhe sot ajo, pa problem fare, do të jetë edhe kryetare bashkie. Vetë kryeministri tha: ‘Ne jemi atdheu i plagjiaturave’, ndërkohë plagjiaturën e çon nga ministre Arsimi, ministre Shëndetësie dhe kandidate për kryetare bashkie”, shton z. Muka.

Gazetari Freard Rista pati një ballafaqim me zonjën Manastirliu dhe aty u përball me njerëz të panjohur dhe të paidentifikuar, të cilët tentuan me çdo formë ta pengonin që të bënte pyetjet.

Në dalje të zyrave pranë Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë shpejtoi hapat për t’u futur në makinë, ndërkohë që e vetmja përgjigje që dha për plagjiaturën ishte: “Kam reaguar njëherë për këtë gjë”./Piranjat

Etiketa: Bashki e TiranësKryesore1Ogerta ManastriliuPlagjiature

Lajme të lidhura

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për...

Lexo më shumë
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com