GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ermal Pashaj

Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.
Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni parë në bulevard.

Kam rreth 4 muaj që pasditet e mia nuk i kaloj me fëmijët e mi , por në protestë. Është një zgjedhje jo e lehtë, por unë prandaj dal këtu,
për fëmijët. Jam në bulevard, pikerisht per te luftuar modelin qe u serviret të rinjve, e jam këtu kundër këtij modeli.

Kundër atij modeli që u thotë fëmijëve: trafiqet e vjedhjet, jo shkolla të bën deputet; atij modeli që u mëson që arroganca dhe dhuna janë suksesi, jo talenti e punae kembengulja; atij modeli që ul poshtë dijen e profesionalizmin dhe ngre mediokrët, sharlatanët e arrogantët; atij modeli, që të jep status nëse ke orë e makina të shtrenjta, s’ka rëndësi si i ke fituar; dhe jo pse je i arsimuar, punëtor e i ndershëm; që u mëson fëmijëve se vetgjyqsia thika e bullizmi të zgjidhin hallet, jo ligji e institucionet.

Nga ana tjetër, jam mjek dhe ofroj shërbim në struktura private. Më duhet të përballem jo vetëm me sëmundjet që nuk gjejnë trajtim, por edhe me shkatërrimin nervor të njerëzve me halle që enden spitaleve, me burokracitë që nuk kanë fund, si dhe me pamundësinë ekonomike për të pasur akses në këto shërbime.

Të gjitha taksat dhe sigurimet shëndetësore të paguara gjatë jetës nuk vlejnë asnjë grimë. Pacientëve u duhet të përballen jo vetëm me hallin që u ka rënë në kokë, por edhe me përdhosjen e dinjitetit, duke kërkuar borxhe për të pasur një shpresë më shumë!

Kush është me fat e ka miq, dhe sëmundja s’e merr menjëherë (si në rastin e insulteve), merr shërbim jashtë nëpërmjet komisioneve spitalore apo zemërgjerësisë së të afërmve, të cilët bëjnë të pamundurën për t’i futur në sistemet shëndetësore të vendeve fqinje.

Këto të fundit, me sa duket, e kanë mundësinë të ofrojnë trajtim pavarësisht parregullsive, sepse në këto shtete vlera kryesore është jeta dhe jo burokracia apo ekonomia.

Po të mos ishin shpërdoruar këto para për pseudo check-up-e, për “sterilizime elefantësh” e për koncesione klienteliste, ato mund të kishin shkuar për trajnime me kurrikula të reja dhe të garantonin një trajtim dinjitoz nga specialistë shqiptarë këtu NË VENDIN TONË…

E kështu të mos shihnim më tragjedi ku I VDEKURI bën xhiron e Evropës për të ardhur në tokën Amë, apo prindër që lënë amanet të mos varrosen pa u ardhur fëmijët nga emigrimi!

Por politika e ka kollaj.

Pasi kanë abuzuar 13 vjet, tani, thotë “do të të japim besën”!

Por nuk mund të funksionojë kështu. Mirëqenia e qytetarëve të një shteti është vokacion i shenjtë që duhet të udhëheqë politikëbërësit e tij. Mirëpo distancimi nga realiteti i bën ata të ofrojnë një pasqyrë, ku jam i sigurt se, po të shiheshin vetë në të, do ta thyenin copa-copa, sepse do të shihnin përbindësha!

Unë kam 13 vjet që punoj dhe kam ngritur një lloj mirëqenieje, për shkak të përkushtimit personal dhe të familjes sime vetëm mbi arsimimin.

Për gjithçka kam arritur më është dashur të luftoj, që të mos më shkelin me këmbë. Kam tentuar të jetoj në një vend ku paguaj taksa si shtresë e mesme dhe taksohem 35% – dhe prapë fëmijët detyrohem t’i çoj në shkollë private; prindërit në spital privat.

Dhe pavarsisht se kemi ndërtuar një jetesë të mirë, çdo ditë shkojmë të nevrikosur në shtëpi: një mediokër do të të urdhërojë që gjërat do i bësh kështu; horrat do të të bëjnë kapaidainë në rrugë; kriminelët do të ta marrin pronën dhe shteti do bëjë sehir, në mos do t’u ndihmojë.

Prandaj jam këtu.
Për fëmijët, familjen
për pacientët,
dhe për veten.

Sepse kur pashë atë djalin që e hoqën zvarrë në Zvërnec, pashë veten time…

Sepse, në një mënyrë ose një tjetër, të gjithëve po na tërheqin zvarrë, përditë.

Dhe të gjitha këto, për shkak të një modeli që nuk të lë as të punosh, as të jetosh, e as të jesh mirë.
Prandaj jam këtu.

Ne duam që TI, TË IKËSH.

Ti. Bashkë me modelin tënd e me gjith te keqiat e tua!!
Sepse vetëm pastaj, do të mund të ndërtojmë një Shqipëri njerëzore.

gijotina.com/

Etiketa: Ermal PashajKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës
Aktualitet

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26
Para
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni 'Trigger X'/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për...

Lexo më shumë
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com