GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për përdorimin e komunikimeve të enkriptuara Sky ECC si prova në proceset penale, duke ngritur pikëpyetje për ndikimin e tyre në dosjen “Aruba” në Shqipëri.

Halimi thekson se Italia ka përjashtuar si prova komunikimet Sky ECC të siguruara nga Franca në një proces gjyqësor, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka vlerësuar se ato nuk mund të shpallen automatikisht të papërdorshme.

Sipas tij, këto zhvillime nuk e rrëzojnë automatikisht dosjen “Aruba” apo procedimet shqiptare të bazuara në këto komunikime, por rikthejnë në vëmendje një çështje thelbësore: nëse mbrojtjes i garantohet mundësia reale për të kundërshtuar ligjshmërinë e provave në shtetin ku janë siguruar.

Reagimi i Eduard Halimit:

SKY ECC DHE ENCROCHAT: DY VENDIME TË RËNDËSISHME NGA DREJTËSIA EUROPIANE! ÇFARË NDRYSHON PËR DOSJEN “ARUBA” NË SHQIPËRI? ÇFARË PRITET NGA SEANCA E 19 Nëntorit NË ECJ!
Dy zhvillime të rëndësishme në drejtësinë europiane mbi përdorimin e komunikimeve të enkriptuara si prova penale. Italia dhe Austria mbajnë qëndrime të ndryshme, duke rikthyer në qendër të debatit të drejtën e mbrojtjes dhe ligjshmërinë e provave të siguruara në Francë.
🇮🇹ITALI – CATANZARO: SKY ECC PËRJASHTOHET SI PROVË
Në procesin e shkurtuar të dosjes “Ostro”, gjyqtarja Gilda Danila Romano vendosi sot të shpallë të papërdorshme komunikimet Sky ECC të ardhura nga Franca.
Cosimo Damiano Gallace dhe Cesare Antonio Arcorace u liruan nga akuzat për trafik droge te mbështetura në këto komunikime.
Në qendër të vendimit qëndron pamundësia e mbrojtjes për të ushtruar një kundërshtim efektiv ndaj provave në Francë, vendi ku ato u siguruan.
Pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në qershor, që la të hapur verifikimin e ligjshmërisë së provave në Francë, gjykata italiane arrin në përjashtimin e tyre, duke i dhënë peshë parimit të barazisë së armëve. Vendimi nuk është përfundimtar.
🇦🇹AUSTRI – GJYKATA KUSHTETUESE: PROVAT E SIGURUARA NË FRANCË NUK PËRJASHTOHEN AUTOMATIKISHT
Me tri vendime të datës 29 shtator 2026 të publikuara sot:
* G 123-124/2025
* G 132-133/2025
* G 180/2025
Gjykata Kushtetuese e Austrisë rrëzoi kërkesat e tre personave të dënuar për trafik droge.
Sipas qëndrimit të saj, fakti që metoda e përdorur për sigurimin e provave në Francë mund të ishte e paligjshme sipas legjislacionit austriak, nuk mjafton për t’i shpallur ato automatikisht të papërdorshme.
⚖️PO SHQIPËRIA? ÇFARË NDODH ME DOSJEN “ARUBA”?
Asnjëri prej këtyre vendimeve nuk e rrëzon automatikisht Operacionin “Vanilla” apo procedimet shqiptare të bazuara në Sky ECC.
Por ato rikthejnë një pyetje thelbësore juridike:
A mjafton transferimi ndërkombëtar i provës për ta bërë atë të përdorshme, apo mbrojtjes duhet t’i garantohet mundësia reale për ta kundërshtuar në shtetin ku është siguruar?
Kjo çështje ka rëndësi të drejtpërdrejtë për procedimet penale në Shqipëri, përfshirë superdosjen “Aruba”.
Nesër do të publikoj një analizë më të plotë juridike të këtyre zhvillimeve, në prag të seancës së 19 nëntorit në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian (GJDBE).
Debati për Sky ECC nuk ka përfunduar. Ai po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga përmbajtja e komunikimeve te ligjshmëria e sigurimit të tyre dhe garancitë e mbrojtjes.
Etiketa: mesazhet ne SkyECC

Lajme të lidhura

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione
Aktualitet

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com