GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjisori Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin Kjo javë nga moderatorja Nisida Tufa foli për njohjen e tij personale që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Shanaj u shpreh se e ka njohur Edi Ramën që 5 vjeç, kur e merrte me vete babai i tij, Kristaq Rama. Sipas tij, Rama e nisi me ëndrra të mëdha rrugëtimin në pushtet.

Mevlan Shanaj thekson se ajo gjë e cila nuk i pëlqen, është fakti që dëgjon se shumë njerëz me pushtet, si zv kryeministra, deputetë apo drejtorë që dalin persona të korruptuar dhe të degraduar.

“Me Ramën kishim ëndrra të tjera. Mandatin e parë ai i solli Shqipërisë një dimension tjetër qytetar. Këtë besoj, se unë i besoj artit dhe intuitës e zhvillimit progresiv të shoqërisë. Kur e njoha Ramën në rininë e tij, ishte kundërpedal, por kishte emancipim. Në atë kohë, shoqëria shqiptare kishte nevojë për një lloj lideri të tillë. Unë problemin e kam tek fakti që më është bombarduar koka me njerëz të degraduar dhe të korruptuar. Unë kam këtë shqetësim, konstatoj devijim nga premtimi.

Në lidhje me atë që thuhet se “përgjjegjësia është individuale”, do thosha se ka përgjegjësi individuale, por ka edhe përgjegjsi në grup, kur e mbështet të keqen. Nuk është kaq i virgjër dhe kryeministri, sepse i jep pushtet një njeriu që del i korruptuar prsh. Në jetë kemi mëkate, prandaj kur ikim, thuhet “Na laj o Zot mëkatet”.

Ramën e kam njohur që 5 vjeç, e merrte babai me vete. Babai i tij Kristaqi më thoshte shiko sa iu bë këmba, çfarë palloshi është, sepse po rritej goxha Edi. Unë pres që kryeministri Rama të zgjohet dhe të mbështesë artin, sepse e ka lënë në gjendje të mjerë”, tha Shanaj.

Duke folur për situatën aktuale të Shqipërisë, Shanaj vlerësoi se vendi ndodhet në kaos.

“Shqipëria është një vend në kaos. A ka vend në kaos që të thotë se çfarë po ndodh? Këtu është një vend që ka rënë tërmeti, kanë rënë objektet në shtëpi dhe nuk dihet se ku t’i vendodësh. Ne jemi në demokraci dhe duhet të kishte barazi ligjore. Shteti ka humbur, nuk dihet se ku ndodhet. Në Shqipëri shteti di vetëm të prishë, nuk di të ndreqë këtu tek ne. Unë kam besim tek njerëzit e mirë, nuk kam besim tek asgjë tjetër”, u shpreh Shanaj.

Duke komentuar protestën, deklaroi se nuk e konteston, por se duhet të ketë më tepër organizim.

“Nuk i kontestoj ata persona të protestës, por duhet më shumë organizim. Mua më shqetëson anarshia, mosvendosja e rregullave të lojës, mosvendosja e njeriut të aftë, abuzime, unë dua që të zbatohet ligji, të respektohet personaliteti i individit dhe të krijohet një administratë e mirë. Ne nuk kemi administratë, nuk dimë as ta krijojmë e as ta menaxhojmë”, përmbylli Shanaj.

Etiketa: Mevlan ShanajRama

Lajme të lidhura

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit
Aktualitet

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

18:52 - 10/10/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik/ Qytetarët e Vlorës kërkojnë ndalimin e punimeve, përplasje me policinë
Aktualitet

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik/ Qytetarët e Vlorës kërkojnë ndalimin e punimeve, përplasje me policinë

17:38 - 10/10/26
Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda
Aktualitet

Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

17:15 - 10/10/26
Para
Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit
Aktualitet

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

18:52 - 10/10/26

Një mekanizëm i dyshimtë i ngritur brenda Operatorit të Blerjeve të Përqendruara nga Jonaid Myzyri është duke gjobitur masivisht shqiptarët,...

Lexo më shumë
“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi

“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi

18:40 - 10/10/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik/ Qytetarët e Vlorës kërkojnë ndalimin e punimeve, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik/ Qytetarët e Vlorës kërkojnë ndalimin e punimeve, përplasje me policinë

17:38 - 10/10/26
Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

Shqiptarët zhyten në varfëri! Mbi 1 milionë llogari bankare kanë pothuajse 0 lekë brenda

17:15 - 10/10/26
Premier League/ Arsenali përmbys gjithçka ndaj Leedsit, fitorja vendoset brenda 15 minutash!

Premier League/ Arsenali përmbys gjithçka ndaj Leedsit, fitorja vendoset brenda 15 minutash!

16:54 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com