Hyrja e tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në të mund të ketë ndodhur një aksident, i cili ka shkaktuar trafik të rënduar.
Deri më tani nuk dihet ende numri i automjeteve të përfshira në aksident apo gjendja shëndetësore e personave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit policor së bashku me ambulancën.
Ndërkohë priten informacione të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.









Discussion about this post