GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dënim si në komunizëm”, deputetët demokratë kundërshtojnë kërkesën e PS për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë kundërshtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj dy kolegëve, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në qëndrimin e paraqitur në Këshillin e Etikës, Korreshi dhe Himçi argumentojnë se kërkesa e socialistëve është e pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tyre, veprimet e pretenduara ndaj dy deputetëve të opozitës mund të ndëshkohen me përjashtim deri në 10 ditë kalendarike dhe jo deri në 60 ditë, siç parashikon dispozita për të cilën është kërkuar masa. Korreshi dhe Himçi theksojnë se kërkesa e PS-së nuk e klasifikon saktë shkeljen e pretenduar dhe sanksionin përkatës.

Për këtë arsye, dy deputetët e PD-së e cilësojnë kërkesën si një përpjekje për të vendosur një dënim pa ligj, si në kohën e komunizmit dhe kërkojnë rrëzimin e saj.

Qëndrimi i plotë i Saimir Korreshit dhe Blendi Himçit në Këshillin e Etikës:

Në kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore ndaj dy deputetëve të opozitës, përshkruhen këto veprime të deputetëve, që për kërkuesit përbëjnë shkelje disiplinore:

Deputeti Gazment Bardhi:

Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
Sapo filloi votimi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit,Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste me fjalë të renda fyese dhe denigruese.
Qëlloi disa herë me shishe uji në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit te Ministrave, deputetëve të Partisë Socialiste.
Deputeti Klevis Balliu:

Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
Doli përpara foltores së Kuvendit dhe hodhi vezë në drejtim të Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Küshillit të Ministrave.
Përdori një pajisje zhurmuese në sallën e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.
Për të dy deputetët, klasifikimi përmbledhës i shkeljes, përshkruhet si më poshtë nga vetë kërkuesit: “Përdorimi i pajisjeve zhurmuese, aktet e dhunës, fyerjet dhe hedhja e sendeve të forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përbëjnë veprime të cilat janë në kundërshim me Regulloren Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.”

Në mënyrë të individualizuar, kërkuesit në përfundim,kërkojnë dënimin e:

– Deputetit Bardhi, për shkak se: “mënyrë të perseritur me veprimet e tij te dhunshme dhe të qëllimshme pengoi zhvillimin normal të seances plenare, perdori gjuhë shume te rende fyese dhe denigruese si dhe qëlloi me shishe uji ndaj Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Köshillit te Ministrave, deputetëve te Partise Socialiste dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

– Deputetit Balliu, për shkak se: “Në mënyrë të persëritur me veprimet e tij te dhunshme dhe te qellimshme qelloi me vezë, perdori pajisje te zhurmshme, pengoi zhvillimin normal te seances plenare dhe perdori gjuhejoparlamentare ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Këshillit teMinistrave dhe deputetëve te Partisë Socialiste”.

Neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit, ka bërë një klasifikim tëveprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje disiplimore, si dhe sanksionin që shoqëron secilin prej tyre. Dënimet jashtë këtyre shkeljeve, apo sanksioni jashtëparashikimit të bërë për veprimin konkret, klasifikohet si “dënim pa ligj”, si në kohën e komunizmit.

Konkretisht, pika 1, e nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, parashikon se: “1. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë kalendarike” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës,Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.

Ndërsa pika 7, e po të njëjtit nen, parashikon se: “7. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 60 ditë kalendarike” jepet nërastet: a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit/ brenda mjediseve të Kuvendit;”.

Duke u rikthyer tek pretendimet e kërkuesit, shkelja që ka kryer deputeti Bardhi dhe Balliu, mund të përmblidhen bazuar në veprimet që përshkruan kërkuesi, në tre elementë:

a) Pengimi i zhvillimit të rregullt të seancës plenare;
b) Shkaktimi i kaosit në seancë plenare;
c) Fyerja dhe dhunimi me sende i deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë.
Pra, për vetë kërkuesit, nuk rezulton që të ketë pretendime për përdorim të lëndëve apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit. Për pasojë, kërkesa e tyre për marrjen e masës disiplinore, sipas pikës 7, të nenit 65/1, të Rregullores, është e pabazuar, sa kohë nuk ka asnjë pretendim për përdorim të mjeteve piroteknike apomjeteve të ngjashme në pasoja me to.

Veprimet e përshkruara nga kërkuesi, si: Pengimi i zhvillimit të rregullt të seancës plenare; Shkaktimi i kaosit në seancë plenare; Fyerja apo dhunimi me sende i deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, mund të klasifikohen benda fushës së veprimit të pikës 1, të nenit 65/1, të Rregullores së Kuvendit. Sanksioni në këtë rast nuk mund të jetë kurrë, më shumë se 10 ditë kalendarike. Kjo edhe përfaktin, se sesioni ri parlamentar ka nisur në 8 Shtator 2026, dhe nuk rezulton që brenda këtij sesioni ndaj deputetëve Bardhi dhe Balliu, të jenë marrë masa disiplinore të tjera më parë. Për pasojë, nuk jemi as në kushtet e pikës 6, të nenit 65/1, të Rregullores.

Përsa më lart, rezulton se kërkesa e deputetëve të grupit parlamentar të PS, për marrjen e masës disiplinore dhe dënimin e dy deputetëve të opozitës, sipas pikës 7, të nenit 65/1 të Rregullores, është e pabazuar në ligj dhe Rregullore, dhe për pasojë është abuzive dhe e papranueshme. Kërkesa e tyre duhet të rrëzohet, sepse nuk ka bërë klasifikimin e duhur të shkeljes dhe sanksionit referuar veprimeve të përshkruaradhe që shoqërohen me pamjet përkatëse.

Etiketa: Bardhidenime

Lajme të lidhura

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi
Aktualitet

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

12:05 - 12/10/26
Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!
Aktualitet

Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!

11:35 - 12/10/26
Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune
Aktualitet

U arrestua se qëlloi me vezë Ramën, aktivisti Lika: Ai nuk është më kryeministri ynë, ftoj shqiptarët ta presin kudo me miell e vezë…

10:47 - 12/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi
Aktualitet

Ministri izraelit në Tiranë, Shqipëria dhe Izraeli firmosin marrëveshje të re bashkëpunimi

12:05 - 12/10/26

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun...

Lexo më shumë
Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!

Bardhi dhe Balliu përjashtohen 60 ditë nga Kuvendi, deputeti demokrat: Sot mora vesh që veza është lëndë piroteknike!

11:35 - 12/10/26
Përplasjet në Kuvend për Reformën Territoriale, Grupi i PS-së kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin dhe Balliun

“Dënim si në komunizëm”, deputetët demokratë kundërshtojnë kërkesën e PS për përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

11:13 - 12/10/26
Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Nuk është akt dhune

U arrestua se qëlloi me vezë Ramën, aktivisti Lika: Ai nuk është më kryeministri ynë, ftoj shqiptarët ta presin kudo me miell e vezë…

10:47 - 12/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës

10:39 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com