GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Video e rreme me mjekun Flamur Topi, AMA paralajmëron: Reklama manipulese, rrezikohen të dhënat bankare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëron për video të manipuluara me inteligjencë artificiale që po qarkullojnë në Facebook, ku përdoren pa leje imazhi dhe zëri i mjekut të njohur Flamur Topi.

Videot përdorin fragmente nga emisioni i mëparshëm “Trupi dhe shëndeti”, transmetuar në RTSH, të cilat janë manipuluar për të krijuar përshtypjen se mjeku rekomandon produkte të caktuara shëndetësore

AMA paralajmëron se këto reklama mund t’i drejtojnë qytetarët drejt faqeve mashtruese, ku rrezikojnë të japin të dhënat personale dhe bankare.

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos u besojnë verbërisht reklamave që premtojnë shërimin e sëmundjeve, të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna bankare. Përmbajtjet e manipuluara mund të raportohen edhe pranë AMA-s.

Reagimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive:

🚨 KUJDES NGA VIDEOT E MANIPULUARA!

🔴 PAS REKLAMAVE TË RREME MUND TË FSHIHEN EDHE TENTATIVA PËR MARRJEN E TË DHËNAVE BANKARE!

‼️ Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) është vënë në dijeni nga familjarë të mjekut të njohur, dr. Flamur Topi, se në Facebook po qarkullojnë video që përdorin pa autorizim imazhin dhe zërin e tij.

Sipas raportimit, fragmente nga emisione të vjetra “Trupi dhe shëndeti”, të transmetuara në RTSH, janë manipuluar përmes inteligjencës artificiale, duke krijuar përshtypjen sikur dr. Flamur Topi rekomandon dhe reklamon produkte të caktuara shëndetësore.

⚠️ Por rreziku nuk qëndron vetëm te keqinformimi! Përmbajtje të tilla mund të përdoren edhe për të orientuar qytetarët drejt faqeve të dyshimta, ku rrezikojnë të ekspozojnë të dhënat e tyre personale dhe bankare.

Këto praktika shfrytëzojnë besimin e publikut te figura të njohura dhe profesionistë të respektuar, duke synuar veçanërisht qytetarët më pak të familjarizuar me teknologjinë digjitale. Materiale të tilla mund të qarkullojnë edhe si reklama të sponsorizuara.

‼️ AMA u bën thirrje qytetarëve:

✅ Verifikoni videot dhe reklamat që premtojnë shërimin e sëmundjeve, edhe kur shfaqin figura të njohura.

✅ Mos blini produkte shëndetësore pa u këshilluar me mjekun.

✅ Mos klikoni lidhje të dyshimta dhe mos jepni të dhëna personale apo bankare.

✅ Raportoni përmbajtjet e manipuluara në platformat ku publikohen dhe pranë AMA-s, në www.ama.gov.al.

❌ Jo çdo video që duket reale është e vërtetë!

Inteligjenca artificiale mund të imitojë fytyrën dhe zërin e kujtdo. Prandaj, verifikimi i informacionit është sot edhe një mënyrë për të mbrojtur veten dhe të dhënat tona.

Etiketa: amaFlamur TopiVideo e rreme

Lajme të lidhura

Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë drejt godinës
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë drejt godinës

14:34 - 13/10/26
“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

14:27 - 13/10/26
“Kryeministri të largohet”/ Protestuesi: U tregua i pabesë në 2018-ën me studentët, jemi këtu për të ardhmen tonë
Aktualitet

“Kryeministri të largohet”/ Protestuesi: U tregua i pabesë në 2018-ën me studentët, jemi këtu për të ardhmen tonë

14:19 - 13/10/26
Para
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë drejt godinës
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë drejt godinës

14:34 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur...

Lexo më shumë
“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

14:27 - 13/10/26
“Kryeministri të largohet”/ Protestuesi: U tregua i pabesë në 2018-ën me studentët, jemi këtu për të ardhmen tonë

“Kryeministri të largohet”/ Protestuesi: U tregua i pabesë në 2018-ën me studentët, jemi këtu për të ardhmen tonë

14:19 - 13/10/26
Protesta e studentëve, prani e shtuar e policisë te Ministria e Arsimit, në gatishmëri edhe autoboti i ujit

Protesta e studentëve, prani e shtuar e policisë te Ministria e Arsimit, në gatishmëri edhe autoboti i ujit

14:09 - 13/10/26
Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët thirrje për protestë kombëtare, sot tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

13:42 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com