Studentët dhe të rinjtë kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare këtë të martë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.
Thirrja për tubimin është bërë publike përmes një pankarte. Organizatorët kanë shprehur gjithashtu pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.
Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.










Discussion about this post