GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zjarr pranë “Kullave Binjake”, protestuesit djegin bankat, efektivët hedhin gaz lotsjellës mes turmës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarr pranë “Kullave Binjake”, protestuesit djegin bankat, efektivët hedhin gaz lotsjellës mes turmës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta në Tiranë është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa protestuesit kanë hapur derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe në hyrje të saj është ndezur zjarr.

Ndërkohë, policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë turmën. Gjithashtu i është vënë zjarri një banke tek “Kullat Binjake”.

Tensionet në kryeqytet kanë vijuar për orë të tëra, me protestuesit që janë shpërndarë në disa pika, nga Kryeministria te zona e Piramidës dhe Kryesia e Kuvendit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, demonstruesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa thirrjet për dorëheqje dëgjohen nga qytetarët.

 

Gjatë protestës, një pjesë e të rinjve u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa raportohen edhe incidente në ambiente institucionesh, ku janë nxjerrë tavolina dhe karrige jashtë godinave dhe më pas u është vënë flaka.

 

Situata ka marrë përmasa të tensionuara, teksa përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shoqëruar zhvillimet e fundit të tubimit.

Në qendër të protestës janë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Revolta e të rinjve vjen në një klimë të ngarkuar politike, ku në vëmendje janë edhe skandale të njëpasnjëshme, përfshirë çështjen e AKSHI-t dhe zhvillimet që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH).

Reavolta e tyre vjen edhe për shkak të arsimit degraduar, mungesën e kushteve në konvikte, çmimet e larta, mungesa e mbështjes nga qeveria

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të bëjnë thirrje për largimin e qeverisë, ndërsa situata në bulevardin kryesor të Tiranës dhe pranë institucioneve shtetërore mbetet e tensionuar.

Për 135 ditë me radhë qytetarët zhvilluan protesta në Tiranë, ku gjithashtu iu bashkuan edhe shqiptarë të Diasporës, me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të cilët i akuzonin për korrupsion.

Ndërkohë studentët vijojnë prej dy ditësh tashmë revoltën e tyre. Protesta e studentëve nisi siç edhe ishte paralajmëruar më 13 tetor 2026, në orën 14: 00 para Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me përshkallëzim.

Dhe gjithashtu vijoi edhe sot. Por ditën e sotme protesta nisi  që në orën 09:00 me marshimin e studentëve të rinjve të cilët bojkotuan mësimin dhe që prej mëngjesit protestuan fillimisht te Ministria e Arsimit.

Një protestë që vijon dhe është përshkallëzuar.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta e studenteve

Lajme të lidhura

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda
Breaking Views

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

20:54 - 14/10/26
Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë
Breaking Views

Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë

20:48 - 14/10/26
Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin
Breaking Views

Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin

20:42 - 14/10/26
Para
Protestuesit ndahen mes Parlamentit dhe Bulevardit, policia përdor topat e ujit

Protestuesit ndahen mes Parlamentit dhe Bulevardit, policia përdor topat e ujit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda
Breaking Views

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

20:54 - 14/10/26

Tensione te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda. Tensionet dhe përleshjet janë zhvendosur tashmë te nyja kryesore e “21...

Lexo më shumë
Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë

Momenti kur protestuesit ndihmojnë policin e shtrirë për tokë

20:48 - 14/10/26
Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin

Protestuesit bllokojnë dhe shkatërrojnë makinën e policisë, dy mjete të bashkisë i djegin

20:42 - 14/10/26
Studentët zhvendosen te “Zogu i Zi”, ndizet zjarr në mes rrugës

Studentët zhvendosen te “Zogu i Zi”, ndizet zjarr në mes rrugës

20:34 - 14/10/26
Pas përleshjes te Kryesia e Kuvendit, policia nis shoqërimet e studentëve

Pas përleshjes te Kryesia e Kuvendit, policia nis shoqërimet e studentëve

20:22 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com