Kuvendi i Shqipërisë parashikonte të mblidhej sot, më 15 tetor, në seancë plenare, në orën 10:00, por mwsohet se seanca sapo u anulua.
Si duket, frika nga protesta e studentëve nga kapluar qeverinë e Ramës.
Rreth orës 9, deputetët e PS janë parë të dalin nga Parlamenti, duke deklaruar se seanca eshte anuluar, por pa dhene sqarime.
Vendimi vjen pas dy ditësh protestash, ku studentët dhe gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa tubimet janë shoqëruar me përplasje, akte dhune dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve private.
Në rendin e ditës ishin parashikuar katër interpelanca me ministra, shqyrtimi i disa projektligjeve, si dhe votimi i projektvendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.










Discussion about this post