GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, ndërsa deklaroi se kërkesa për dorëheqjen e tij është ultimative.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se tentativat për të kërcënuar studentët dhe nxënësit nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Ramës për Reuters se nuk do të largohet nga detyra dhe për rrezikun e destabilitetit, Berisha u shpreh se kryeministri i ka humbur betejat dhe e paralajmëroi të mos përdorë policinë si “mish për top”.

Në përfundim, ai u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përfshirë në krim dhe drogë, të japin dorëheqjen, ndërsa kërkoi nga policia në qarqe që të mos ndërhyjë ndaj studentëve protestues.

“Në një situatë të tillë, u garantoj se Edi Rama ka të humbur çdo betejë. Por Edi Rama ka trashëgiminë e nxirë të xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, daja i tij, që në vitin 1990, në 11 dhjetor në plenumin që u organizua për qëndrimin që do mbahej ndaj studentëve, bënte thirrje për futjen e tankeve, mitralozave dhe ushtrisë. Ka këtë trashëgimi Edi Rama. Ndaj dhe të bëjë zgjidhjen më mirë. E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa!

Mos të përdorë policinë si mish për top. U bëj thirrje anëtarëve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përlyer me drogë dhe krim të japin dorëheqjen. Në të gjitha qytetet e mëdha të vendit janë protestat studentore. U bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve t’i mbështesin ato fuqishëm. I bëj thirrje policisë në ato qarqe, të mos guxojë të prekë studentët. Forca e tyre është e jashtëzakonshme pastaj”, tha Berisha.

Etiketa: berishaBetejeKryesore1protestaRamaSituata

Lajme të lidhura

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
Aktualitet

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
Aktualitet

Sulmohet banka në qendër të Tiranës

14:50 - 15/10/26
Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun
Aktualitet

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

14:30 - 15/10/26
Para
Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave

Protestuesit ndezin zjarr pranë “Sheshit Skënderbej”, digjen kazanët e plehrave dhe frigoriferët e kioskave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
Aktualitet

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26

Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar për revoltën studentore në Shqipëri, që ka hyrë në ditën e tretë, duke theksuar se...

Lexo më shumë
Sulmohet banka në qendër të Tiranës

Sulmohet banka në qendër të Tiranës

14:50 - 15/10/26
Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

Protestuesit godasin pikën e postës Shqiptare në Durrës, policia dhunon me shkop gome të riun

14:30 - 15/10/26
Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

Qendra e kryeqytetit në kaos, të rinjtë sulmojnë me gurë bashkinë e Tiranës

14:11 - 15/10/26
Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju

Studentët italianë solidarizohen me të rinjtë shqiptarë: Të shtunën edhe ne do të dalim në Romë për ju

14:01 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com