Situata është tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, demonstruesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevard dhe nuk tërhiqen nga protesta. Gjatë përplasjeve, raportohet se efektivët e policisë janë zbrapsur përballë turmës.
Tensionet vijojnë në zonën pranë Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e situatës politike në vend.
Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion ka përshkallëzuar përplasjet mes demonstruesve dhe policisë.
Discussion about this post