Personi në foto është Ardian Beçina, oficeri i kriminalistikës që iu vendos lëndë plasëse në banesë. Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në Unazën Perëndimore të qytetit të Shkodrës. Konkretisht, lënda plasëse ishte vendosur në banesën e efektivit dhe gjatë shpërthimit në banesë ka pasur edhe njerëz, por famirësisht ata nuk janë lënduar.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e incidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me detyrën e ekspertit të Policisë, por kjo pistë mbetet për tu verifikuar nga hetimet. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
gijotina.com/










Discussion about this post