Sokol Sadushi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ilir Pandës, në një ceremoni të zhvilluar këtë të premte në Tiranë, në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara.
Kalimi i detyrës shënon përfundimin e mandatit gjashtëvjeçar të Sadushit në krye të gjykatës.
Kujtojmë se zgjedhja e Ilir Pandës u bë nga vetë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë Mbledhjes së Përgjithshme, ku kandidatura e tij mori mbështetjen unanime të votave të hedhura.
Me marrjen e detyrës, Ilir Panda do të drejtojë Gjykatën e Lartë në funksionin e Kryetarit të saj.










Discussion about this post