Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Kjo ka bërë që turma të shpërndahej përkohësisht, në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, për t’u rigrupuar sërish pas disa minutash para MAS.
Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën, ku protestues janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga uniformat blu.










Discussion about this post